Flash

Rama në Spanjë, i jep mend BE-së si duhet luftuar emigracioni i paligjshëm

Lapsi.al 7 February 2025
Rama në Spanjë, i jep mend BE-së si duhet luftuar emigracioni i

Kryeministri Edi Rama thotë se Evropës i duhet të luftojë emigracionin, por ndërkohë ka edhe shumë nevojë për ta.

Edhe pse tha se nuk mund të japë këshilla apo leksion, kreu i qeverisë shqiptare theksoi se çështja është se vendet e BE nuk duhet të tregojnë muskujt kundër emigrantëve, sepse kjo ‘është gjëja më e rrezikshme që po i bëjmë vetes në Evropë’.

Sipas tij zgjidhja është një politikë e përbashkët, përtej të majtës dhe të djathtës apo përtej interesave zgjedhore.

“Evropës i duhet të luftojë emigracionin, por ka nevojë për gjithmonë e më shumë emigrantë. Si zgjidhet kjo? Nuk më takon mua të jap leksione apo të këshilloj askënd, por besoj që pikë së pari, kjo nuk është çështje në shërbim të gatimit politik të mishit, pra kush tregon më shumë muskuj kundër emigrantëve, kush është më i vendosur të sprapsë, kush është më i djathtë, kush është më i majtë, kush është më kështu dhe kush është më ashtu sepse kjo është gjëja më e rrezikshme që po i bëjmë vetes në Evropë, duke kthyer diçka që ka të bëjë me menaxhimin e kufijve dhe menaxhimin e forcës së punës në një luftë kulturore dhe kjo mund ta shkatërrojë shpirtin e Europës.

Kështu që, për aq kohë sa nuk ka një politikë të përbashkët për këtë, përtej së majtës, përtej së djathtës, përtej interesave zgjedhore, përtej nevojës për të marrë më shumë vota dhe për të ndezur frikën në stomakun e njerëzve për t’i marrë këto vota, Evropa do të jetë në telashe.

Nëse Evropa e tejkalon këtë dhe do të bëjë diçka shumë më gjithëpërfshirëse, sigurisht, duke kontrolluar kufijtë shumë më me vendosmëri, por edhe duke u hapur ndaj emigracionit të ligjshëm, duke krijuar një mënyrë shumë ndryshe për t’u marrë me vendet e origjinës dhe kështu me radhë, atëherë do të jetë një fitore e madhe për Evropën dhe për brezat e ardhshme. Në të kundërt, nuk e di, do të jetë shumë e vështirë”, tha Rama nga Spanja.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI