Flash

Për herë të parë mërgata e Kosovës do të votojë në vendet ku jeton

Lapsi.al 7 February 2025
Për herë të parë mërgata e Kosovës do të

Mërgata e Kosovës do të votojë në përfaqësitë diplomatike në vendet ku jeton të shtunën me 8. shkurt, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në territorin e Kosovës. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi, bëri të ditur votimi i mërgatës në përfaqësitë diplomatike bëhet për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës.

Kështu për një ditë përfaqësitë diplomatike të Kosovës shndërrohen në qendra të votimitpër të pritur shtetasit e këtij vendi që jetojnë jashtë Kosovës dhe që kanë të drejtë vote. Në përfaqësitë diplomatike do të votojnë ata të cilët janë regjistruar paraprakisht.

Votimi nëpër përfaqësitë diplomatike të Kosovës organizohet në 19 shtete të ndryshme të botës, kryesisht në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada. Mbi 20 mijë shtetas të Kosovës, të cilët gjatë regjistrimit paraprak kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, do të mund të votojnë ditën e shtunë nga ora shtatë e mengjesit deri në orën nëntëmbëdhjetë.

Hera e parë e votimit në përfaqësitë diplomatike

"Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, do të organizohet votimi në përfaqësitë diplomatike, të cilat janë të vendosura në shtete të ndryshme të botës. Procesi i votimit do të zhvillohet në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme”, - tha zëdhënësi Elezi.

Sipas tij, vetëm në përfaqësi diplomatike do të mund të votojnë ditën e shtunë më 8 shkurt. Sipas një rregulloreje të të KQZ-së për regjistrimin dhe votim jashtë Kosovës, qytetarët identifikohen përmes dokumentit identifikues të lëshuar nga Republika e Kosovës, siç janë: letërnjoftim, pasaportë ose patenta e shoferit. Periudha e regjistrimit të qytetarëve jashtë Kosovës ishte 120 ditë nga gushti deri në dhjetor të vitit 2024.

Sa mërgimtarë janë regjistruar për votim?

Për të votuar jashtë Kosovës janë regjistruar rreth 105.000 shtetas, prej të cilëve 20.324 janë regjistruar për të votuar fizikisht në njërën nga 30 përfaqësitë diplomatike të. Rreth 17.000 shtetas të tjerë janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotime në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërsa rreth 60,000 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotime në një nga kutitë postare të KQZ-së të hapura jashtë Kosovës.

Çfarë presin të rinjtë nga zgjedhjet në Kosovë?

Të angazhuar për të ndihmuar procesin e votimit jashtë Kosovës janë 200 anëtarë të emëruar nga KQZ. Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, garojnë njëzet e tetë forca politike, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare si dhe një kandidat i pavarur. Të drejtë vote kanë rreth dy milionë votues.

KQZ, njoftoi se tashmë janë shtypur edhe fletëvotimet me një numër total prej 1.752.650 fletëvotime, numër ky më i vogël sesa numri i votuesve. Numri më i vogël i fletëvotimeve është për faktin që në të gjitha zgjedhjet e mëparshme dalja e qytetarëve në zgjedhje nuk ishte me shumë se 50% e votuesve me të drejtë vote. /DW

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI