Flash

Pakti me Melonin për emigrantët, Rama përjashton një marrëveshje tjetër me Spanjën

Lapsi.al 7 February 2025
Pakti me Melonin për emigrantët, Rama përjashton një

Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje me Spanjën për emigrantët sikurse ajo me Italinë. Gjatë konferencës për shtyp në Madridi ku po do të nënshkruajë marrëveshjen për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027, që do të mbahet në Tiranë dhe do të sjellë rreth 3 mijë juristë nga gjykatat supreme dhe sistemet gjyqësore të shumë vendeve të botës, Rama theksoi se nuk e shikon të mundshme një marrëveshje me Spanjën për emigrantët për shkak të pozicionit gjeografik.

"Nuk jam i sigurt që do të kishte shumë kuptim sepse lidhet me gjeografinë. Nuk e shoh të mundshme. Nëse e keni idenë e pozicionit gjeografik të dy vendeve, jemi të bashkuar nga deti me Italinë dhe e vetmja gjë që e bën këtë marrëveshje të besueshme është që emigrantët nuk ndalojnë në Itali se po të ndalojnë në Itali, hyjnë në territorin e BE dhe vihen në lëvizje procedura të tëra, por ndal në Shqipëri. Sa e mundshme do të ishte për Spanjën që të ndalonin në Shqipëri dhe nuk e shoh të mundshme dhe nuk besoj se është zgjidhja përfundimtare e krizës së emigracionit. Europës i duhet të luftojë emigracionin, por ka gjithnjë e më tepër nevojë për emigrantë”.

I pyetur nëse po dështon plani me Italinë për emigrantët, Rama tha se për këtë përgjigjen duhet ta marrin nga homologia e tij Giorgia Meloni.

“Nuk kam asnjë mendim për këtë. Pyetja duhet t’i drejtohet simotrës italiane Giorgia Meloni sepse për ne të qenit pjesë e kësaj marrëveshjeje është shumë e thjeshtë. Na u kërkua nga Italia të ndihmojmë dhe kur Italia kërkon, ne ndihmojmë gjithmonë se marrëdhënia jonë është mijëvjeçare. Ne i detyrohemi shumë Italisë sidomos për atë çka Italia ka bërë pas rënies së komunizmit dhe që na ka ndihmuar shumë në momente dramatike. Kur patëm tërmetin shkatërrues trupa italiane të emergjencave civile rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar njerëzit nga rrënojat. Ata na e kërkuan këtë dhe ne e ndihmuam çdo komb duhet të ndihmojë njëri tjetrin. Është një operacion që është 100% nën vëzhgimin dhe përgjegjësinë italiane dhe duhet të pyesni palën italiane”.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama ndërron sërish makinën/ Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Edi Rama ka treguar se si shpesh kalon 48 orë vetëm me ujë, se në 12 vite ka ngrënë në restorant rreth 30 herë me familjen dhe se fluturimet e tij private i bën në Economy Class; por në rrugë, kryeministri është shfaqur me versionin më të ri të Mercedes-Benz S-Class, një mjet që për të disatën herë ia gris imazhin e liderit “asket”, duke e sjellë të dobët përballë privilegjeve të pushtetit

17:24

Me sytë katër

PAPARAZZI