Flash

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

A mund të matet qeveria Kurti me kutin e Donald Trump?

Lapsi.al 7 February 2025
A mund të matet qeveria Kurti me kutin e Donald Trump?

Deklarata e fundit e diplomatit trampist Ricard Grenell se marrdhëniet e qeverisë Kurti me SHBA-të janë në pikën e tyre më të ulët ka shkaktuar një reagim të fortë në mediat shqiptare, në të dyja anët e kombit tonë. 

Të shumtë janë ata që e kanë interpretuar këtë deklaratë si provë bindëse se qeveria Kurti po e çon Kosovën në një përplasje finale me SHBA-të dhe për pasojë në një drejtim të panjohur, të rrezikshëm dhe anti-demokratik. 

 

Duhet thënë që shqetësimi që artikulojnë zëra të tillë është mëse i kuptueshëm. Qeveria Kurti ka pasur dhe vazhdon të ketë fërkime me aleatët perëndimor kyç të saj. Ajo është përplasur si me administratën e presidentit Biden edhe me Bashkimin Evropian, që për më tepër e ka sanksionuar. Ndaj shqetësimi për orientimin izolues të politikës së jashtme të Kosovës është mëse legjitim, sidomos po të kemi parasysh rëndësinë që kanë aleatët perëndimor për Kosovën.

 

Problemi është se kur kritika e kësaj politike artikulohet nga diplomatë si Grenell, apo bazohet tek deklaratat e tij, ajo e humbet besueshmërinë e saj. Ricard Grenell më shumë se sa diplomat ka funksionuar si sekser i familjes Trump në Ballkan. Ai ka qenë ndërmjetësues për investimet e dhëndrit të Trump, Jared Kushner, si në Beograd edhe në Shqipëri, në rastin e Sazanit dhe të Zvërnecit. 

Bëhet fjalë për investime thellësisht politike që më shumë se zhvillimin lokal garantojnë aksesin e këtyre liderëve tek administrata Trump. Kjo ishte një nga arësyet përse presidenti Serb Aleksandër Vuçiç ishte tejet entuziast për fitoren e Trump. Ai e kish paguar aksesesin tek familja Trump, që funksionon si monarki me mbret dhe oborrtarë, duke i dhuruar një copë të bukur të Beogradit pranë lumit Danub.

 

Kryeministri Rama, nxitoi të blinte të njëjtin akeses tek oborri i Trump duke i dhuruar Kushnerit një nga perlat e bregdetit tonë, Sazanin. Shumë shpejt mund të dhurohet edhe perla tjetër që është Zvërneci, çka do propogandohet si zgjerim i investimeve amerikane në Shqipëri.

 

Në të dyja rastet bëhet fjalë për investime thellësisht politike që prodhojnë fitime marramendëse për familjen Trump, e cila nuk ka asnjë skrupull të përdorë pushtetin politik për tu pasuruar. Shembulli më i fundit ishte shitja e monedhave kripto Trump me rastin e inagurimit të tij si president. (shiko ketu).

 Ndaj nuk duhet të çuditemi aspak me deklaratën e fundit të Trump se Gazën do ta marrë në pronësi “Amerika” për të ndërtuar aty një rivierë elitare turistike mesdhetare, pasi të pastrohet etnikisht nga palestinezët. “Amerika” këtu është Trump dhe dhëndëri  i tij. Në fakt idea që në bregdetin e Gazës mund të ndërtohen rezorte turistike luksoze është artikuluar për herë të parë nga Kushner në vitin 2023 ( shiko këtu)  ). 

Pak rëndësi ka nëse kjo ide e çmendur do mund të zbatohet apo jo. Ka pak gjasa që Gaza të transformohet në një rezort luksoz të familjes Trump duke hequr qafe 2 milionë palestinezë, ose duke i transformuar ata në të punësuar tek rezortet që do ndërtohen mbi pronat e tyre. Është pothuajse e pamundur që Arabia Saudite apo Egjipti ta pranojnë një ide të tillë. 

E megjithatë kjo ide duhet marrë seriozisht sepe zbulon llogjikën e Trump. Pushteti politik mund të përdoret për të privatizuar një truall në bregdetin mesdhetar, për ta kthyer në një resort luksoz dhe fitimprurës për familjen Trump dhe klubin e miliarderëve që e rrethojnë. Ama në këtë hapësirë banorët vendas nuk mund të futen, përveçëse si të punësuar. Është e njëjta llogjikë që Kushner po zbaton sot në Sazan.

Ndaj është pak e çuditëshme të përdorësh kutin trampist të Grenellit për të kritikuar politikën e jashtëme të qeverisë Kurti, pavarësisht gabimeve të shumta që mund të ndeshen në të. Deklaratat e Grenell se “amerikanët” po investojnë në Shqipëri dhe Serbi por jo në Kosovë tingëllon më shumë si një thirrje që edhe Kosova të “hapet” për familjen Trump, sesa një ftesë për demokratizimin e Kosovës. Përkundrazi demokracia dhe vlerat perëndimore nuk duken faktor i rëndësishm tek simpatitë e Grenell dhe të Amerikës trampiste.  

Pavarësisht të metave dhe gabimeve që qeveria Kurti ka në politikën e jashtëme, dhe në këtë pikë jam dakord me kritikët e saj, ajo është shumë më demokratike, shumë më transparente, shumë më pak e korruptuar, dhe shumë më perëndimore se qeveria e Vuçiç. E thënë troç, Kosova sot ka një qeveri më demokratike, më të pakorruptuar dhe më pranë vlerave perëndimore se Serbia. 

Ndaj deklarata e Grenell se administrata Trump është pranë Serbisë dhe larg Kosovës nuk është një njollë turpi për qeverinë Kurti por për administratën Trump dhe për diplomat si Grenell që vendosin përfitimin ekonomik personal mbi vlerat dhe standartet demokratike. Diplomacia transaksionale (për të mos thënë sekseriste) dhe pa asnjë vlerë demokratike që përfaqëson Grenell dhe administrata Trump nuk mund të jenë kut matës për politikën e jashtëme të qeverisë Kurti.    

Artikulli i Blendi Kajsiut shkruar enlas për Lapsi.al

 

Të këshilluara

Tre arsye se pse duhet rivotuar Albin Kurti

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, nuk janë vetëm një përballje mes pushtetit dhe opozitës, as thjeshtë një betejë personale e Albin Kurtit kundër Lumir Abdixhik...

12:19

Nuk ka më Amerikë të cilës ti besojmë

Ajo që po raportojnë mediat e mbarë botës për përplasjen e dyshes Donald Trump- Elon Musk me stafin e Agjensisë të SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) i n...

16:45

Tri krizat simotra të Ballkanit Perëndimor

Studentët në Serbi po kërkojnë atë që BE-ja duhet t’ia kërkonte shtetit para 20 vjetësh- demokracinë dhe sundimin e ligjit, BeH po e dëshmon absurdin e shpresës...

14:01

Ç’të re tha Arben Ahmetaj

Sa herë që Arben Ahmetaj i dhuron episodin e radhës Çim Pekës në debatin publik ngre kokë një dilemë: A tha diçka të re? A nxori fakte? Ai i provon dot akuzat q...

11:16

Sazani një investim politik, jo strategjik

Pas marrjes së ishullit më të rëndësishëm dhe më të bukur shqiptar nga Jared Kushner, dhëndër i presidentit Trump, vihet re një nxitim i socialistëve për ta par...

12:14

ide

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI