Flash

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Berisha: Një kryeministër që pi një shishe vere 33 mijë euro duhet nxjerrë me lecka

Lapsi.al 7 February 2025
Berisha: Një kryeministër që pi një shishe vere 33 mijë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë mbledhjes me aleatët e Federatës së Bashkuar kritikoi ashpër ashpër qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama. Lideri i opozitës gjatë fjalës së tij u shpreh se Rama po jeton në luks të papërshkrueshëm, ndërkohë që pensionistët jetojnë në varfëri të thellë. Berisha më tej shtoi se vetëm me shpenzimet abuzive të Edi Ramës dhe qeveritarëve, të gjitha pensionet mund të rriteshin 15-20 përqind.

Ai gjithashtu denoncoi keqpërdorimin e pushtetit dhe dhunën politike, duke e lidhur regjimin aktual me mafia të rrezikshme, si ajo Rama-Xhafaj. Berisha përmendi se ish-presidenti dhe ish-kryeministri është trajtuar me dhunë dhe se ky është një shembull i abuzimeve të vazhdueshme nga ana e qeverisë.

"Pra, mora vetëm këtë aspekt për të mos marrë aspekte të tjera çnjerëzore të këtij regjimi. Po një kryeministër që ulet me shishe vere 33 mijë euro në kryeministri e meriton për t’u nxjerrë me lecka. Pra që vë shishen sa 200 pensione për t’u shijuar, në një kohë kur pensionisti që merr 160 euro, ka që marrin shumë më pak shumica, i duhet të paguajë në ndërtesën sociale 62 euro qira. Vetëm qiraja e shtëpisë 62 euro, plus faturat e tjera, plus ilaçet, nuk i ngelet për kafshatën. Po ata që janë me 160 euro pension janë pakica e pensionistëve, shumica e tyre nuk kanë pension të plotë, kanë pension të pjesshëm.

Vetëm me shpenzimet abuzive të tmerrshme të Edi Ramës dhe qeveritarëve, mund të rriteshin në vit 15-20 përqind të gjitha pensionet. Situatë dramatike kemi ne në rrafshin e të drejtave të njeriut dhe pluralizmit.

Sot ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministri i vendit, ish-kryetari i parlamentit nxirret me dhunë nga makina pa i treguar mandat arrestin, zvarritet dhe goditet publikisht sepse ashtu donte Edi Rama. Një deputet i yni është në burg, Ervin Salianji sepse guxoi të ngrihej mafies më të rrezikshme të Europës që është mafia Rama-Xhafaj. Dhe ai rri në burg, në vend që të jenë në burg këta.

Dhe në mënyrën më cinike i ndërrojnë trupën gjykuese, ia shtyjnë gjyqin, bëjnë akte tipike të një banditi diktatorial. Nuk është thënë kot që narkodiktaturat janë forma më e keq e diktaturës. Nuk njohin asnjë lloj kufizimi, asnjë lloj rregulli. Deputetët socialistë që plaçkisin nuk lëvizin, vazhdojnë dhe mbrohen nga shumica. Pra ne jemi në këto kushte ku Kushtetuta është privatizuar nga organizata kriminale e qeverisë," tha Berisha.

Të këshilluara

Ndalja e fondeve të USAID-it trondit Ukrainën

Një shoqatë bamirëse në Ukrainë, e cila ka punuar me veteranë të luftës dhe familjet e tyre, ka bërë të ditur se do të pezullojë punën, për shkak të varësisë që...

10:12

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI