Flash

47% e popullsisë shqiptare mbi 15-vjeç mezi shkruan dhe lexon

Lapsi.al 7 February 2025
47% e popullsisë shqiptare mbi 15-vjeç mezi shkruan dhe lexon

Afërsisht 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri ka arritje të ulëta arsimore dhe një pjesë tjetër 35.2% vlerësohet se kishte njohuri mesatare në vitin 2023, evidentojnë të dhënat statistikore të Fondit Europian të Trajnimeve (ETF) një njësi që operon me financime të KE-së për politika që kanë të bëjnë me kapitalin njerëzor në vendet europiane që nuk janë ende pjesë e BE-së.

Vetëm një pjesë, 18.1% e popullsisë mbi 15 vjeç kishin arritje të larta arsimore.

Sipas ETF-së, kjo do të thotë se gati gjysma e popullsisë së Shqipërisë mbi 15 vjeç nuk është në gjendje të lexojë dhe të shkruajë një deklaratë të shkurtër të thjeshtë për jetën e përditshme dhe ta kuptojë atë.

Gjithashtu ata nuk është në gjendje të bëjnë llogaritje të thjeshta në aritmetikë.

Me këto aftësi, popullsia e Shqipërisë nuk mund të prodhojë forcë të aftë pune që mund të çojë vendin në nivele të tjera të zhvillimit.

Tani kur popullsia e vendit po plaket me shpejtësi dhe revolucioni teknologjik kërkon përditësimin të aftësive, Shqipëria mbetet shumë pas.

Sipas INSTAT në vitin 2024, shkalla e pjesëmarrjes në arsimin dhe trajnimin formal dhe joformal në popullsinë 25 deri në 34 vjeç qëndron në 1.8% dhe nën 0.5% për kategoritë e tjera mbi këtë moshë.

Ky rezultat është shumë larg mesatares së BE-së, duke nënvizuar nevojën për të rritur mundësitë për aftësimin dhe trajnimin e të rriturve, rekomandon ET-ja.

Mirëpo vendit tonë i mungojnë shkollat e veçanta dhe qendrat e tjera burimore për aftësimin e popullsisë së rritur.

Sakaq Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjet e asocimit për Programin e Europës Digjitale. Bizneset dhe administrata publike do të kenë akses në thirrjet e programit me buxhet prej 7.5 miliardë euro deri në vitin 2027 për të gjitha vendet.

Qeveria shqiptare ka marrë disa angazhime që synojnë të zbatohen në vijim. Psh këtë vit pritet të përfundojë një studim fisibiliteti për dhe një udhërrëfyes për të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Vendi ynë duhet të zhvillojë përveç ambienteve edhe platforma të posaçme për zhvilluar mësime ndaj popullsisë së rritur.

Ndryshimet demografike me plakjen e shpejtë dhe normat e larta të emigrimit, paraqesin sfida të mëdha.

Popullsia e Shqipërisë po plaket dhe po përqendrohet në Tiranë, ndërkohë që shumica e rajoneve përballen shpopullim.

Sistemi arsimor po lufton me rënien e numrit të nxënësve, veçanërisht në arsimin profesional dhe nga ana tjetër ekziston një nevojë kritike për zhvillimin nismave të të mësuarit gjatë gjithë jetës./ Monitor

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI