Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Të shtëna me armë në Lezhë, vritet një i ri

Lapsi.al 6 February 2025
Të shtëna me armë në Lezhë, vritet një i ri

Një atentat ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Lezhë.

Një i ri u gjend pa shenja jete brenda një makine.

Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Romario Brunga, në trupin e të cilit është konstatuar vetëm një plumb.

Në pjesën e jashtme të makinës nuk janë konstatuar dëmtime. Pritet reagim nga Policia e Shtetit.

Lezhë/Informacion paraprak nga Policia e Shtetit 

Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI