Flash

Rodriguez braktis futbollin, del i vetëm në konferencë: “Kanceri është rikthyer”

Lapsi.al 6 February 2025
Rodriguez braktis futbollin, del i vetëm në konferencë:
Kirian Rodriguez mbajti një konferencë shtypi të papritur, e cila u transmetua në kanalet zyrtare të Las Palmas. Kapiteni 28-vjeçar i skuadrës spanjolle vendosi të njoftojë vetë se pas disa testeve në fillim të janarit, atij iu diagnostikua përsëri kanceri. Ky është i njëjti tumor që e kishte mbajtur larg fushës në gjysmën e dytë të vitit 2022. Një lajm i rëndë për Rodriguez, i cili do të duhet t’i nënshtrohet sërish trajtimeve për të luftuar këtë lloj kanceri që formohet në sistemin limfatik dhe prek sistemin imunitar. “Dje më thanë se kanceri është rikthyer” – tha ai. “Do të më duhet të ndalem për gjashtë muaj të tjerë”. Kapiteni kishte një mesazh të qartë për skuadrën dhe tifozët: “Tani është koha të ndalem dhe të luftoj sërish”, sqaroi ai. “Shpresoj t’ju shoh të gjithëve në sezonin 2025-26. Jam 100% i bindur që do të jemi në La Liga”. Aktualisht, Las Palmas ndodhet në vendin e 15-të në La Liga, me dy pikë më shumë se Alaves, që ndodhet në zonën e rënies nga kategoria.

Një konferencë shtypi e mbajtur i vetëm

Rodriguez u shfaq i vetëm, pa shokë skuadre apo staf teknik në sallën e konferencave: “U thashë të fokusohen te detyrat e tyre”, shpjegoi ai. Ai foli pa lot, por dukej i zemëruar që lajmi kishte dalë para kohe. Për këtë arsye, mesfushori nuk lejoi asnjë pyetje pas fjalës së tij. “Nuk mund të lejoja pyetje jashtë kësaj teme. Për çdo gjë tjetër, mund të më pyesni kur të doni dhe do t’ju përgjigjem”. Më pas, Rodriguez tregoi se si kishin kaluar javët e fundit deri në momentin kur iu konfirmua lajmi i trishtuar për rikthimin e sëmundjes.

Rodriguez ishte ndalur më parë për 8 muaj dhe u kthye në prill 2023

“Që nga diagnostikimi i parë, kam bërë kontrolle rutinë çdo gjashtë muaj”, shpjegoi ai. “Në fillim të janarit bëra një analizë gjaku dhe, me kalimin e javëve, hematologu u shqetësua derisa konfirmoi se kanceri ishte rikthyer”. Në gusht të vitit 2022, mesfushori kishte njoftuar se vuante nga një formë specifike e kancerit që prek sistemin limfatik, duke e mbajtur larg fushave për tetë muaj. Ai u rikthye në prill të vitit 2023, por tani, siç njoftoi vetë, do të duhet të ndalet sërish për të vijuar betejën e tij kundër sëmundjes.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI