Flash

Rikthimi i Neymar te Santos është surreal: kundërshtarët në radhë për një foto me të

Lapsi.al 6 February 2025
Rikthimi i Neymar te Santos është surreal: kundërshtarët
Neymar u rikthye të veshë fanellën e Santos dymbëdhjetë vjet pas herës së fundit. Braziliani bëri debutimin e tij të dytë me ekipin ku u rrit dhe ku nisi një karrierë që e pa ndër protagonistët kryesorë të futbollit evropian me fanellat e Barcelonës dhe PSG-së, për t’u bërë më pas një nga të parët që iu dorëzua ofertave marramendëse nga Arabia Saudite. Rikthimi i tij ndodhi në një ndeshje të Kampionatit Paulista, ku Santos priti në shtëpi Botafogo SP, ekipin e fundit në renditje. 33-vjeçari u hodh në fushë nga trajneri në fillimin e pjesës së dytë, duke zëvendësuar Gabriel Bontempon, ndërsa skuadra e tij kryesonte 1-0 falë një penalltie të realizuar nga Tiquinho Soares në pjesën e parë. Në atë moment, atmosfera në stadiumin Vila Belmiro u bë e jashtëzakonshme, me tifozët që nisën të këndonin këngë dedikuar Neymar, ndërsa kapiteni Diego Pituca hoqi shiritin dhe ia vendosi në krah “djalit plangprishës”. Sa i përket aspektit sportiv, siç do të pranonte më vonë edhe vetë Neymar, në 45 minutat e lojës ai u shfaq me shkëlqime të herëpashershme (madje iu afrua golit me një aksion personal dhe një goditje të fuqishme diagonale nga kufiri i zonës, të cilën vetëm një pritje e madhe e portierit kundërshtar e ndali). Ndërkohë, Santos u barazua në minutën e 67’ nga goli i Alexandre Jesus, duke vulosur rezultatin përfundimtar 1-1.

Fjalët e O'Ney

“E dua Santos. Nuk kam fjalë për të përshkruar atë që ndjeva sonte kur u ktheva në këtë fushë. Kam nevojë për minuta, ndeshje. Nuk jam 100 për qind gati. Nuk e prisja që të vrapoja dhe të kontrolloja topin kaq shumë sonte. Mendoj se do të ndihem më mirë pas katër ose pesë ndeshjeve,” tha Neymar pas përfundimit të takimit, duke komentuar debutimin e tij të dytë me Santos pas 12 vitesh. Lexo më tej: Video virale, Pelé “thërret” Neymar te Santos përmes IA: “Kthehu në shtëpi princi im”

Një foto të lutem...

Një debutim që u bë edhe më surreal nga ajo që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes. Pasi ish-ylli i Barcelonës dhe PSG-së mori çmimin si lojtari më i mirë i takimit dhe dha intervistën e zakonshme në fushë, të gjithë lojtarët dhe pothuajse të gjithë anëtarët e stafit të Botafogo SP u vunë në radhë për të bërë një foto individuale me Neymar. Ai, pa hezitim, u pozua me buzëqeshje për të paktën njëzet herë, duke u dhënë lojtarëve kundërshtarë një kujtim personal nga një mbrëmje që, për futbollin brazilian, është padyshim historike.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI