Flash

Ngërçi me zgjedhjen e Drejtorit të RTSH-së, dy anëtarë të Këshillit japin dorëheqjen

Lapsi.al 6 February 2025
Ngërçi me zgjedhjen e Drejtorit të RTSH-së, dy

Nënkryetari i Këshillit Drejtues të RTSH-së Gëzim Podgorica dhe anëtari Genc Përmeti kanë dhënë dorëheqjen. Sipas Top Channel, vendimi i tyre vjen pak ditë pasi u pyetën në Komisionin e Medias lidhur me vendimmarrjen në Këshill për garën për drejtues të RTSH-së. Në atë mbledhje kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo foli për paligjshmëri të Këshillit në procesin ku u skualifikuan nga gara emra të njohur si Eni Vasili dhe e vijuan konkurrimin zv.drejtoresha në detyrë Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza.

“Paligjshmëria në procesin zgjedhor për drejtorin e ri të RTSH është koshiente. Të gjithë anëtarët e Këshillit drejtues e dinë, ua kam thënë se zgjedhja e Aurora Polos nuk plotëson kriterin kryesor për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm RTSH. Aurora Polo as nuk duhej të zgjidhej zv/drejtoreshë e përgjithshme. Nuk ka as diplomën e profilit të caktuar. Aurora Polo ka mbarur për inxhinieri, nuk ka punuar në media dhe ka konflikt interesi”, tha Bungo.

Këshilli Drejtues e ka shtyrë garën për drejtuesin e RTSH-së dhe pas dakordësisë PD-PS në Komisionin e Medias, ku dy forcat politike ishin bashkë kundër strukturës së televizionit publik.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI