Flash

Në kërkim për plagosje, arrestohet 22-vjeçari në Shkodër

Lapsi.al 6 February 2025
Në kërkim për plagosje, arrestohet 22-vjeçari në

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte në kërkim për plagosjen e një 24-vjeçari me armë zjarri. Ensi Shtubina kap me pistoletë me vete në lagjen Rus. Gjithashtu gjatë operacionit është sekuestruar pistoleta me municionin e saj. Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”.

Lëvizte me pistoletë me vete, teksa ishte në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 24-vjeçari, në dhjetor 2024, vihet në pranga 22-vjeçari.

Sekuestrohet pistoleta me municionin e saj.

Si rezultat i intensifikimit të patrullimeve në të gjithë territorin e qarkut, dhe i punës së inteligjencës policore, me qëllim konstatimin e rasteve kur shtetas me precedent kriminal, lëvizin të armatosur, për të kryer ngjarje kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “Kontigjenti”.

Në kuadër të këtij opeacioni, u arrestua në flagrancë, në lagjen “Rus”, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik iu gjet një armë zjarri pistoletë me municion.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi akuzohet se më datë 23.12.2024, gjatë një konflikti të çastit, në lagjen “Skënderbeg”, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. B..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 6 shkurt 2025

Këtë të enjte, më 06 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 94 lekë dhe shitet me 95.5 lekë. Euro do të blihet me 98.4 lekë dhe do të shitet për 99.3 lekë. ...

09:00

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Përgjatë akseve ...

07:29

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI