Flash

Lubonja: PD ka një kontradiktë, nuk po u thotë të vërtetën shqiptarëve

Lapsi.al 6 February 2025
Lubonja: PD ka një kontradiktë, nuk po u thotë të

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja komentoi protestën e 8 Shkurtit i ftuar në emisionin "Open" në News 24. Lubonja tha se tubime të vërteta janë ato në Serbi dhe se sipas tij, opozita është kontradiktore. Ai tha se PD po bën disa premtime që janë të ekzagjeruara.

"Protesta të vërteta janë ato në Serbi. Opozita është në kontradiktë, se kërkonte qeveri teknike se thoshte "nuk bëhet zgjedhje me Ramën" e tani hyn në zgjedhje dhe thotë "do fitojmë".

Lulzim Basha tha dikur se "PD nuk hyn në zgjedhje", por Partia Demokratike po hyn në zgjedhje. Qeverinë teknike e lanë, në zgjedhje u futën. PD nuk po iu thotë të vërtetën shqiptarëve. Fuqi nuk kanë. Unë ua uroj me gjithë shpirt fitoren, por duket sikur tallen me njerëzit.

Në protestë do dalin militantët. Kanë bërë premtime që janë të ekzagjeruara. Ne nuk kemi halle, që krimi i organizuar të ketë në krye politikanët e PD dhe jo ato të PS, por duam qeveri që lufton krimin.

Nuk ke pse iu premton njerëzve rroga dyfish. Populli e di situatën, thonë rrimë me Ramën e mbajmë, se na mban me pastrimin e parave, kurse PD mban entuziazmin e militantëve" - tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Ky është viktima e atentatit në Lezhë

Një i ri rreth 25 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme brenda në makinë në fshatin Balldren të Lezhës. Romario Brunga kishte një plagë me armë...

20:17

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI