Flash

Lista e PS, Rama 'shpik' një kusht të çuditshëm për ata që duan të kandidojnë

Lapsi.al 6 February 2025
Lista e PS, Rama 'shpik' një kusht të çuditshëm

Edi Rama është i shqetësuar sepse shifrat me regjistrimet në diasporë nuk janë në pritshmëritë që socialistët kishin menduar. Mbledhjet e çdo të hëne janë tashmë një ritual ku herë pas here dëgjohen edhe kushte të çuditshme.

Së fundi, Lapsi.al mëson se Rama iu ka thënë deputetëve dhe ministrave të tij, që askush të mos mendojë rikandidimin nëse nuk ka të konfirmuar minimalisht 200 kontakte në diasporë.

Pra, një deputet apo ministër aktual që aspiron të jetë në listat e garës së 11 majit duhet të ketë të paktën 200 shqiptarë jashtë vendit që votojnë për Partinë Socialiste.

Këta votues duhet të jenë të ndryshëm për secilin nga ministrat/deputetët. Nuk dihet nëse Rama do t’i qëndrojë apo jo deri në fund këtij kushti apo është thjesht një formë presioni për të vetët që të rrisin shifrat e votave në diasporë.

Kjo ka krijuar një konfuzion të brendshëm dhe i ka vendosur socialistët në një garë të çuditshme për të dorëzuar te kreu i tyre listën nominale me njerëzit që kanë.

Burimi saktësoi për Lapsi.al se nuk janë dorëzuar ende listat finale dhe nuk dihet se si janë deri më tani raportet, cili nga ministrat e deputetët i ka plotësuar të paktën 200 emrat që ka kërkuar Edi Rama. 

Afati i fundit për regjistrim për ata që janë jashtë vendit është data 4 mars 2025. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Ky është viktima e atentatit në Lezhë

Një i ri rreth 25 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme brenda në makinë në fshatin Balldren të Lezhës. Romario Brunga kishte një plagë me armë...

20:17

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI