Flash

Kean dygolësh në ndeshjen me 17' më pak: Inter i anulohet goli, Fiorentina i fut tre

Lapsi.al 6 February 2025
Kean dygolësh në ndeshjen me 17' më pak: Inter i anulohet

Fiorentina ka triumfuar 3-0 ndaj Inter në ndeshjen e rikuperuar të vlefshme për javën e 14-të të Serie A, e cila ishte ndërprerë pas 17 minutash dhjetorin e kaluar për shkak të problemit shëndetësor të Bove. Në “Franchi”, skuadra e teknikut Palladino zhvilloi një lojë intensive dhe agresive, duke gjetur golat e fitores në pjesën e dytë, me Ranierin e një dygolësh të Kean.

Në minutën e 60', Ranieri ishte më i shpejti për të shfrytëzuar një goditje nga këndi, ndërsa në të 68', Kean finalizoi me kokë një asist të Dodô në shtyllën e dytë. Një minutë para përfundimit, sulmuesi italian realizoi dygolëshin duke përfituar nga një gabim i Dimarco. Kjo humbje pengon Inter të kapë kreun e renditjes, duke mbetur tre pikë prapa Napolit, ndërsa Fiorentina ngjitet në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Lazio.

Lexo më tej: Video/ Edoardo Bove pëson krizë epileptike në fushë: ndërpritet Fiorentina-Inter

Makthi i ndeshjeve të rikuperuara nuk ka përfunduar për Inter, që humbi mundësinë për të arritur Napolin në krye të kampionatit. Fiorentina, pasi bëri një sakrificë të madhe në pjesën e parë, shpërtheu në fraksionin e dytë: Ranieri hapi serinë e golave në minutën e 60', Kean dyfishoi pak më vonë dhe në fund vulosi fitoren me dygolëshin e tij personal. Inter mbetet tre pikë pas Napolit, ndërsa skuadra e teknikut Palladino fluturon drejt zonës Champions.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI