Flash

Kanabisi mjekësor, hyjnë në fuqi procedura për tarifën e licencimit dhe paketimit

Lapsi.al 6 February 2025
Kanabisi mjekësor, hyjnë në fuqi procedura për tarifën

Këtë vit pritet të hapen aplikimet për licencimin e operatorëve që do të lejohen të kultivojnë dhe përpunojnë kanabisin në vend për qëllime mjekësore. Nga ministritë përgjegjëse është vijuar me miratimin e procedurave për kryerjen e pagesave të tarifës për pajisjen me licencë të operatorëve, si dhe rregullat për kontrollin e cilësisë dhe paketimin e produkteve.

Në Fletoren Zyrtare është miratuar udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së shëndetësisë dhe Financave dhe ekonomisë “Për procedurën e pagimit të tarifës së licencës së prodhimit të cannabis-it për qëllime mjekësore dhe mënyrën e përdorimit të kësaj tarife”.

Tarifa e përcaktuar në nenin 14, pika 9, të ligjit nr. 61/2023, “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së Cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale” është në vlerën 100,000 lekë. Kjo tarifë është e pakthyeshme.

Në udhëzim përcaktohet se tarifa do të paguhet nga subjekti që kërkon të licencohet sipas faturës për arkëtim, referuar modelit të miratuar me urdhrin nr. 35, datë 11.11.2009, të ministrit te Financave, “Për miratimin e faturës për arkëtim”. Subjekti, për të proceduar me pagesën, duhet të shkarkojë nga faqja web e Agjencisë faturën për arkëtim. Më tej “Fatura për arkëtim”, paraqitet nga subjekti në bankën e nivelit të dytë për të kryer pagesën.

Banka e nivelit të dytë do të pranojë arkëtimin e tarifës vetëm me paraqitjen e faturës së plotësuar me të dhënat sipas modelit bashkëlidhur. Dokumenti i lëshuar nga banka, që vërteton kryerjen e pagesës, dorëzohet pranë Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për aplikim.

Të ardhurat e përfituara nga kjo tarifë arkëtohen në llogarinë e të ardhurave të thesarit në favor të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it dhe përdoren sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 646, datë 16.10.2024, “Për procedurën dhe mënyrën e përdorimit të të ardhurave të Agjencisë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, ka përcaktuar se 70% e arkëtimeve nga tarifat e licencimit do t’i kalojnë buxhetit të shtetit dhe 30% buxhetit të Agjencisë Kombëtare të Cannabis-it. Po ashtu sipas nenit 15 i ligjit për kultivimin e cannabisit për qëllime mjekësore përcaktohej se pas vitit të tretë, operatorët do të paguajnë një tarifë vjetore të barabartë me 1,5% të qarkullimit vjetor, por, në çdo rast, jo më pak se 10, 000, 000 lekë.

Ndërsa udhëzimi i ministrisë së Bujqësisë “Për metodat e kontrollit të cilësisë, lidhur me përmbajtjen e kanabinoideve, si dhe të kontrollit fiziko-kimik dhe mikrobiologjik, për mënyrën e paketimit, formën dhe sasinë” i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton metodat e kontrollit të cilësisë, para paketimit të materialit si dhe mënyrën e paketimit, formën dhe sasinë.

Në udhëzim thuhet se metodat që do të ndiqen për analizimin do të jenë në përputhje me kriteret e vendeve importuese. Ndërsa paketimi në çdo rast, duhet të plotësojë kërkesat sipas shtojcës nr. 2 bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse e këtij udhëzimi, duke përfshirë kritere si etiketa nuk duhet të përmbajë reklamim të produktit dhe të dhëna që shkaktojnë keqinformim të konsumatorit, si dhe paketimi të jetë i sigurt për transportin. / Monitor

Të këshilluara

Ky është viktima e atentatit në Lezhë

Një i ri rreth 25 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme brenda në makinë në fshatin Balldren të Lezhës. Romario Brunga kishte një plagë me armë...

20:17

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI