Flash

Albin Kurti i përgjigjet Grenell: Marrëdhëniet me SHBA-në janë më të mira se kurrë

Lapsi.al 6 February 2025
Albin Kurti i përgjigjet Grenell: Marrëdhëniet me SHBA-në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po garon për një mandat të dytë, ka reaguar për herë të parë lidhur me kritikat e të Dërguarit të SHBA për Misione, Richard Grenell, i cili disa ditë më parë, e cilësoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje si partner jo të besueshëm për Uashingtonin zyrtar.

Në një intervistë të dhënë për median në Kosovë Kurti tha se marrëdhëniet aktuale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë në nivelin më të mirë të mundshëm që nga fillimi i tyre. Teksa e cilësoi veten aktivist dhe jo analist duke lënë të kuptohet se Grenell është analizuar nga media dhe jo cituar.

Kurti pranoi se ka vërejtje dhe kritika nga SHBA, por sipas tij këto vlejnë për të ecur përpara. Kryeministri Kurti ka shkuar më tej duke thënë se falë qeverisjes së tij, raporti Kosovë-SHBA ka avancuar dhe nuk është vetëm diplomatik, por është fortifikuar edhe në fushën e sigurisë dhe energjetikës.

Më 3 shkurt, Richard Grenell kritikoi ashpër Albin Kurtin, vetëm 5 ditë para zgjedhjeve në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell shprehej se “qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden”. Gjithashtu, ai theksonte se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.

Të këshilluara

Ky është viktima e atentatit në Lezhë

Një i ri rreth 25 vjeç është gjetur i vrarë me armë zjarri ditën e sotme brenda në makinë në fshatin Balldren të Lezhës. Romario Brunga kishte një plagë me armë...

20:17

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI