Flash

Alarmi/ Janari i këtij viti, më i ngrohti në histori

Lapsi.al 6 February 2025
Alarmi/ Janari i këtij viti, më i ngrohti në histori

Janari i këtij viti ishte më i ngrohti në histori. Temperatura mesatare e sipërfaqes së Tokës u llogarit në 13.23 gradë ose 0.79 gradë mbi mesataren e këtij muaji për periudhën 1991 – 2020. Lajmin e dha shërbimit të motit të BE-së, Copernicus.

Janari i vitit 2025 ishte 1.75 gradë mbi nivelet para-industriale. Ky ishte muaji i 18-ti në 19 muajt e fundit në të cilin temperatura mesatare globale e sipërfaqes ishte 1,5 gradë mbi nivelet para-industriale.

Temperaturat evropiane ishin kryesisht mbi mesataren e viteve 1991-2020 në Evropën Jugore dhe Lindore, duke përfshirë edhe Rusinë Perëndimore. Në të kundërt, ato ishin nën mesatare në Islandë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, Francën veriore.

Jashtë Evropës, temperaturat ishin kryesisht mbi mesataren në verilindje dhe veriperëndim të Kanadasë, Alaskës dhe Siberisë. Mbi mesataren gjithashtu në Amerikën Jugore, Afrikë dhe pjesën më të madhe të Australisë dhe Antarktidës.

Megjithatë, ato ishin më të ulëta veçanërisht në Shtetet e Bashkuara dhe në rajonet më lindore të Rusisë. Gadishulli Arabik dhe Azia Juglindore kontinentale gjithashtu shënuan temperatura nën mesatare.

Shërbimi evropian i klimës Copernicus tha se bota u ngroh në një tjetër rekord mujor të nxehtësisë në janar, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara u goditën nga moti anormalisht i ftohtë.

“Janari 2025 është një tjetër muaj befasues, duke vazhduar temperaturat rekord të vërejtura gjatë dy viteve të fundit, pavarësisht nga zhvillimi i kushteve të La Niña në Paqësorin tropikal dhe efekti i tyre i përkohshëm ftohës në temperaturat globale,” - tha Samantha Burgess, Drejtuese Strategjike për Klimën në ECMW. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rrëzohet një avion në Moskë

Një avion privat u rrëzua sot në rajonin Ramensk, në rajonin e Moskës në Rusi, ku për pasojë mbetën të vrarë dy pilotë. Avioni i vogël Tecnam P-2002JF Sierra...

16:00

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI