Flash

Washington Examiner: Rubio duhet të ndryshojë non-gratat e administratës Biden

Lapsi.al 5 February 2025
Washington Examiner: Rubio duhet të ndryshojë non-gratat e

Një vit më parë, Marco Rubio dhe shtatë senatorë të tjerë i shkruan një letër presidentit të atëhershëm Joe Biden, duke shprehur shqetësime për keqpërdorimin e sanksioneve nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken në Amerikën Latine dhe Karaibe.

"Që nga janari 2021, shumica dërrmuese e përcaktimeve publike të bëra sipas seksionit 7031(c) kanë shënjestruar zyrtarë në qeveritë e Amerikës Latine dhe Karaibeve që kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara për interesat strategjike diplomatike dhe të sigurisë kombëtare," theksuan senatorët.

Senatorët shprehën shqetësime të thella për politizimin e procesit të sanksioneve, shënjestrimin e politikanëve nga e djathta dhe injorimin e “veprimeve të tmerrshme në rajon nga të tjerët”.

Ata i kërkuan Biden që administrata “duhet të shpjegojë menjëherë procesin dhe kriteret që ka përdorur që nga janari 2021 për të përcaktuar individë në Amerikën Latine dhe Karaibe sipas seksionit 7031(c).

Ky mund të duket si një shqetësim amerikan, i krahut të djathtë ose i të drejtave të njeriut. Megjithatë, siç thuhet në letrën e senatorëve republikanë, nuk është vetëm një problem i SHBA-së dhe veçanërisht, jo vetëm një shqetësim i Amerikës Latine dhe Karaibeve.

Midis të tetëve, Rubio është bërë Sekretar Shteti i Presidentit Donald Trump. Duke shprehur shqetësime për përvcaktimet e aleatëve të SHBA-së dhe duke kërkuar rishikimin dhe ndryshimin e tyre nga administrata demokrate, Rubio ka vendosur një precedent të qartë. Ai tani duhet ta zbatojë.

Për shembull Sali Berisha, një ish-president dhe kryeministër i Shqipërisë që vizitoi Shtëpinë e Bardhë dy herë në fillim të viteve ’90 dhe u prit nga republikani George H.W. Bush dhe demokrati Bill Clinton. Në vitin 2007, Berisha mirëpriti presidentin e parë dhe të vetëm të SHBA-së që vizitoi Shqipërinë, George Ë. Bush. Berisha ishte dhe është një aleat i vendosur i Shteteve të Bashkuara, i lidhur me interesat amerikane në gjithçka, nga Lindja e Mesme në Rusi, nga zgjerimi i NATO-s deri te lufta kundër terrorizmit.

Goditja ndaj Berishës erdhi në maj 2021 kur Blinken e përcaktoi atë për "minim të demokracisë" dhe "korrupsion thelbësor". Ironikisht, vetë Blinken, ndërsa ishte këshilltar i lartë i Zëvendës Presidentit Biden, lavdëroi Berishën dhe përpjekjet e qeverisë së tij kundër korrupsionit.

Demokratë të tjerë amerikanë dikur menonin po ashtu. Në vitin 2012, Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton mbajti një fjalim në parlamentin e Shqipërisë, kur Berisha ishte kryeministër, duke thënë se “nëse dikush dëshiron të shohë demokracinë në lëvizje, duhet të vijë në Shqipëri”.

Berisha fajëson miliarderin George Soros dhe miqtë e tij në SHBA për dizajnimin non grata. Sa për ilustrim, djali i George, Alex Soros ka qenë një i pashmanmgshëm në politikën shqiptare dhe ballkanike, që kur kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet. Përfshirja e ish-shefit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal në çështjet shqiptare nuk duhet lënë mënjanë. Ai u dënua me 28 muaj burg nga një gjykatë në Uashington DC për këtë përfshirje, duke marrë ryshfet nga individë shqiptarë të vënë në lëvizje nga zyra e Ramës, sipas dosjes së Departamentit të Drejtësisë, dhe duke e shtyrë FBI-në të hapte një hetim për Partinë Demokratike të krahut të djathtë të Berishës.

Tani që Rubio është shefi dhe Blinken ka ikur, a do të ndryshojë Rubio politikat dhe dënimet e Blinken ndaj aleatëve të krahut të djathtë të SHBA-së, jo vetëm në Amerikën Latine dhe Karaibe, por edhe në Evropën Juglindore? Shumë në Shqipëri mendojnë se Rubio do ta bëjë këtë.

Disa përmendin një arsye interesante: duke qenë pasardhës i emigrantëve kubanë antikomunistë, ai e di se çfarë është komunizmi. Shqipëria dhe vendi i gjyshërve të tij kanë një gjë të përbashkët: kanë vuajtur shumë nga thundra komuniste. Përcaktimi i Berishës nuk është asgjë më pak se një e Majtë e re ndërkombëtare që përpiqet të zhdukë rivalët e saj të djathtë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI