Flash

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Vllaznia bën qendresë, Brdaric i tërbuar me Elbasanin:"Edhe dhomat i lanë pa ngrohje"

Lapsi.al 5 February 2025
Vllaznia bën qendresë, Brdaric i tërbuar me Elbasanin:"Edhe

Çerekfinalja e parë në Elbasan Arena u mbyll me barazim 0-0, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Shkodër. Të dyja skuadrat, Elbasani e Vllaznia, zhvilluan një ndeshje të luftuar, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës.

Vendasit, të mbështetur nga tifozët e tyre, u munduan të diktonin ritmin, ndërsa Vllaznia u tregua e kujdesshme në mbrojtje, duke shmangur rreziqet e mëdha. Përpjekjet për të shënuar ishin të pakta, pasi të dy ekipet u fokusuan më shumë në neutralizimin e njëra-tjetrës sesa në lojën sulmuese. "Unë nuk ankohem për gjyqtarët - tha tekniku i shkodranëve Thomas Brdaric -. Por të jem i sinqertë e humbi kontrollin në 20 minutat e fundit dhe shkonin të gjitha gjërat në favor të Elbasanit. Nuk mund të pranohet gjithçka, ndaj isha pak nervoz. Ai mund të ishte më mirë se është gjyqtar i mirë".

[video width="660" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/67a38f691ab1f.mp4"][/video]

BRDARIC, AKUZA ELBASANIT

Pjesa e dytë solli më shumë intensitet, me disa ndërhyrje të forta që tensionuan atmosferën në fushë. Të dy trajnerët kryen zëvendësime për të ndryshuar rrjedhën e lojës, por asnjë prej tyre nuk arriti të bëjë diferencën. Në fund, barazimi ishte rezultati më i drejtë për atë që u pa në fushë, por Brdaric nuk ka kursyer akuzat ndaj Elbasanit, për mënyrën armiqësore si e përgatitën këtë ndeshje. "Po të shkosh në dhomaën tonë të zhveshjeve, do ta shohësh se sa ftohtë është atje, duhet të ishte pak më nxehtë. Jashtë është më ngrohtë se sa në dhomën tonë të zhveshjes. Nuk e di çfarë po ndodh këtu, ndoshta po kursenin energjinë. Nuk e kuptoj. Ne e kishim të vështirë të merrnim diçka sot, por duhet të motivosh ndryshe lojtarët".

Lexo më tej: Kupa/ Egnatia hedh hapin e parë drejt gjysmëfinales, mund Bylisin në Ballsh

Tani gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Shkodër, ku Vllaznia do të ketë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve, ndërsa Elbasani do të kërkojë të surprizojë për të siguruar një vend në gjysmëfinale. Për të dyja skuadrat, Kupa mbetet një mundësi e artë për të synuar Evropën.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI