Flash

S'ka qetësi në Santorini, tjetër tërmet 4.7 ballë, ishulli pothuajse i boshatisur

Lapsi.al 5 February 2025
S'ka qetësi në Santorini, tjetër tërmet 4.7 ballë,

Toka në Santorini nuk po gjen qetësi prej disa ditësh. Sipas raportimit të fundit, një tërmet me magnitudë 4.7 rihter ka ndodhur në zonën detare midis Santorinit dhe Amorgos pak para orës 20:00, sipas Institutit Gjeodinamik.

Sipas raportimeve, lëkundjet janë ndjerë në zonën e Atikës, madje edhe deri në Turqi. Brenda tre minutave pati dy lëkundje të reja 4.7 dhe 3.7 Rihter në zonën detare të Amorgos.

Deri më tani mbi 9.500 persona kanë lënë ishullin përmes detit, ndërkohë rrugicat janë të zbrazëta dhe dyqanet janë mbyllur.

Në Plazhin e Kuq ka rrëshqitje masive dheu dhe shkëmbinjsh, ndërkohë në shumë pjesë të ishullit janë vendosur shirita që paralajmërojnë rrezikun.

Mbi 6,400 tërmete ndodhën në zonën Santorini – Amorgos nga 26 janari deri më 3 shkurt.

Sipas të dhënave, më 2 shkurt kanë ndodhur mbi 1300 tërmete dhe më 3 shkurt mbi 1400 në rajon.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI