Flash

Palestinezë në Shqipëri/ Kush po gënjen, Trump apo Rama?

Lapsi.al 11 February 2025
Palestinezë në Shqipëri/ Kush po gënjen, Trump apo Rama?

Presidenti i SHBA, Donald Trump konfirmoi se Shqipëria është një nga destinacionet që po konsiderohet për të marrë palestinezë, si pjesë e planit që ai ka për ta shndërruar Gazën në një resort gjigand turistik, pasi ta ketë "pastruar" rripin e tokës nga palestinezët.

Deklarata u bë pas një takimi me mbretin Abdullah të Jordanisë, të cilin e bindi të marrë rreth 2 mijë fëmijë nga Gaza. Trump u pyet nga gazetarët nëse Shqipëria dhe Indonezia janë dy vende të tjera, përveç Egjiptit dhe Jordanisë ku mund të zhvendosen palestinezët dhe ai pohoi menjëherë.

Në përgjigjen e tij, Trump shtoi se liderët e këtyre vendeve janë njerëz me zemër të madhe dhe se kanë kërkuar vetë të marrin palestinezë. Video më poshtë:

[video width="848" height="384" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Video-2025-02-11-at-21.22.27.mp4"][/video]

Gazetarja: A do t'i konsideronit edhe vende të tjera, jo Jordania apo Egjipti, janë përfolur Indonezia, Shqipëria pra vende të tjera?

Trump: Po, patjetër. Kemi vende të tjera që duan të përfshihen. Kemi shumë njerëz që duan të përfshihen. Ka një mirëkuptim të madh për t'i ndihmuar palestinezët. Ka vende të mira atje, njerëz me zemër të madhe dhe ky zotëria këtu (mbreti Abdullah) është në krye të listës.

Deklarata e Trump bie në kundërshtim me qëndrimin që ka mbajtur kryeministri Edi Rama dy javë më parë. Kur një gazetar izraelit, i quajtur Amit Segal publikoi informacionin se Shqipëria ishte një nga vendet ku do të zhvendoseshin palestinezët, kryeministri Rama e përgënjeshtroi menjëherë.

“Nuk është absolutisht e vërtetë” u shpreh Rama, që u shfaq i habitur nga informacioni që publikoi Amit Segal, duke shtuar se prej kohësh nuk kishte dëgjuar “diçka kaq të rreme”.

Rama kujtoi se Shqipëria e ka njohur shtetin e Palestinës dhe se “nga zemra e Europës, ne nuk mund të bëjmë më shumë se çdo vend tjetër europian në një çështje të tillë”.

“Më lejoni të jem i qartë: Shqipëria nuk është kërkuar nga askush dhe as ne nuk mundemi. madje mendoni të merrni përsipër ndonjë përgjegjësi të tillë. Jemi krenarë për miqësitë tona të forta me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Katarin, Kuvajtin dhe, natyrisht, me popullin palestinez, shtetin e të cilit Shqipëria e ka njohur shumë kohë më parë. Por Shqipëria nuk është në vetë Lindjen e Mesme dhe nga zemra e Europës, ne nuk mund të bëjmë më shumë se çdo vend tjetër europian në një çështje të tillë” u shpreh kryeministri i Shqipërisë.

Është e qartë se Rama dhe Trump po bëjnë dy pohime të kundërta.

Për të kuptuar të vërtetën duhet llogaritur se Rama i është përgjigjur pozitivisht amerikanëve për të marrë 3 mijë muxhahedinë dhe disa mijëra afganë që u arratisën nga regjimi taleban.

Përveç kësaj, duhet llogaritur se Trump e bëri të qartë në konferencën me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu; SHBA nuk do të pranojë një JO nga vendet që ka piketuar për të zhvendosur palestinezë.

https://lapsi.al/2025/02/05/shperngulja-e-palestinezeve-trump-nuk-pranon-nje-jo-nga-vendet-pritese/

Gjatë takimit me mbretin Abdullah të Jordanisë, presidenti i SHBA, Donald Trump këmbënguli se Shtetet e Bashkuara kishin autoritetin për të "marrë" Gazën dhe se vendet e tjera në rajon do të marrin palestinezët që aktualisht jetojnë atje.

“Ne do të kemi Gazën”, tha zoti Trump. “Është një zonë e shkatërruar nga lufta. Ne do ta marrim atë. Ne do ta mbajmë atë. Ne do ta vlerësojmë atë.” tha Trump, që ka premtuar ta shndërrojë atë në Rivierën e Lindjes së Mesme pasi të largojë nga aty 2 milion palestinezë.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI