Flash

Shikoni rrëzimin e frikshëm të Jorge Martin: u hodh nga Aprilia, përfundon në spital

Lapsi.al 5 February 2025
Shikoni rrëzimin e frikshëm të Jorge Martin: u hodh nga Aprilia,
Viti 2025 nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Jorge Martin. Kampioni në fuqi i MotoGP pësoi një rrëzim të rëndë në kthesën 2 gjatë ditës së parë të testeve zyrtare në Sepang. Piloti spanjoll u hodh nga Aprilia RS-GP 25 dhe u përplas me forcë në asfalt. Për disa minuta u valëvit flamuri i kuq, ndërsa Martin u dërgua fillimisht në qendrën mjekësore për kontrollet e para dhe më pas u transferua në spitalin Aurelius në Nilai për ekzaminime të mëtejshme.

Dy rrëzime radhazi, por i dyti pati pasojat më të rënda

Martin pësoi dy rrëzime në pak minuta, fillimisht në kthesën 1 dhe më pas në kthesën 2. Fatkeqësisht, rrëzimi i dytë pati pasojat më të rënda, pasi ai u përplas dhunshëm me asfaltin, duke shkaktuar shqetësim të madh te stafi mjekësor dhe skuadra e tij.

Jorge Martin në spital pas aksidentit në testet e MotoGP

Kampioni i botës kishte pësuar një rrëzim edhe në fillim të seancës, por atëherë ishte kthyer pa probleme në bokse dhe kishte dalë sërish në pistë. Megjithatë, kur po hynte në kthesën 2 të Sepang, motoçikleta e tij e hodhi në ajër, duke bërë që ai të rrëzohej rëndë dhe të përplasej me kokë në asfalt. Pamjet tregojnë se Martin goditi fort me kokë pas përplasjes, ndërsa personeli mjekësor ndërhyri menjëherë. Pas kontrolleve fillestare në qendrën mjekësore të pistës, u konfirmua se ai ishte i vetëdijshëm, por ankohej për dhimbje të forta në këmbën e majtë dhe dorën e djathtë. Pas ekzaminimeve të para, mjekët vendosën ta transportojnë me ambulancë në spitalin Aurelius në Nilai, vetëm gjashtë kilometra larg pistës. Në momentin e aksidentit, Martin kishte përfunduar vetëm pesë xhiro dhe ishte i fundit në klasifikim. Vetëm pas analizave mjekësore do të vendoset nëse ai do të jetë në gjendje të rikthehet në pistë gjatë dy ditëve të ardhshme të testeve në Sepang.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI