Flash

GJKKO hedh shortin për gjyqin e Beqajt, pritet të caktohet data e seancës së parë

Lapsi.al 5 February 2025
GJKKO hedh shortin për gjyqin e Beqajt, pritet të caktohet data e

Gjykata e Posaçme ka hedhur shortin për gjyqin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe për të bashkëpandehurit për aferën e “Sterilizimi”. Mësohet se shorti ka përzgjedhur gjyqtarin Bib Ndreca si kryesues të procesit.

Ndërkohë ditët në vijim do të caktohet data e seancës së parë. Në këtë gjykim ish-ministri do të përballet me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Më 23 janar, Gjykata e Posaçme dërgoi për gjykim dosjen e "Sterilizimit" dhe në reagimin e saj zyrtar ka publikuar akuzat që rëndojnë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt dhe 8 të ish-zyrtarëve të tjerë. Beqaj akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Biznesmeni Klodian Rrjepaj akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ilir Rrapaj akuzohet për "Vjedhje" dhe "Grup i strukturuar kriminal". Në njoftimin e GJKKO thuhet se 8 të pandehurit Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi (Abazi), kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI