Flash

Shehaj denoncon ligjin e ri të Ramës: Tjetër formë për grabitjen e tokave!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj thotë se projektligji i mazhorancës për kalimin në pronësi të shtetasve të huaj të tokës bujqësore shqiptare është një tjetër mekanizëm i kryeministrit Edi Rama për të vjedhur tokat e qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Mundësia thekson se përmes këtij projektligji, tokat publike që […]

14:35

Flasin ekspertët/ Pse gripi i këtij dimri është kaq agresiv

Lapsi.al 5 February 2025
Flasin ekspertët/ Pse gripi i këtij dimri është kaq agresiv

Dhimbjet e kokës, trupit, ftohja, kolla, teshtitja dhe ethet këtë vit, duket se do të zgjasin më shumë se vitet e mëparshme. Mjekët thonë se lloji i gripit i këtij viti është më agresiv se më parë. Kjo ka çuar në vuajtje të tejzgjatura për pacientët. Mjekët rekomandojnë mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe ruajtjen e një stili jetese të shëndetshëm për të parandaluar infeksionin. Sipas bluzave të bardha në Shqipëri gripi po shfaqet më agresiv se më parë.

“Raste ka përditë, mosha më e prekur janë fëmijët dhe grupmosha aktive që janë në punë dhe kontakt me më shumë njerëz. Është evidente shumë temperaturë e lartë, sidomos ditët e para, ndërsa ka pacientë të tjerë që fillojnë me një kollë, shumë temperaturë që shfaqet ditën e dytë apo të tretë. Ka dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, kollë e fortë. Mund të zgjasë 3-5 deri 7 ditë tek personat me imunitet më të lodhur” – thonë mjekët.

Sipas ekspertëve, kalimet në dimër me ditë të nxehta dhe net të ftohta intensifikon rastet e gripit. Megjithatë, gripi i këtij viti është jashtëzakonisht i rëndë, duke shkaktuar dhimbje të forta koke dhe kollë të vazhdueshme. “Ne po shohim më shumë pacientë në klinika, spitale dhe në telefonata. Pothuajse çdo familje ka një ose dy anëtarë të sëmurë. Disa kanë qenë të sëmurë për një deri në një muaj e gjysmë" - tha një mjek për “TBS News”.

Ekspertët vënë në dukje se përveç gripit viral të zakonshëm, ka raste ku ai është përzier edhe me viruse të lidhura me Covid-19. Duke shpjeguar ashpërsinë e gripit të këtij viti, ekspertët thonë se disa pacientë kanë pasuar edhe grumbullim të lëngjeve rreth zemrës ndërsa kolla nuk u përgjigjet trajtimeve tipike. Sipas mjekëve ka një fluks pacientësh me kollë dhe ethe dhe shumë po trajtohen në baza ambulatore. Problemi këtë herë është se pacientët po qëndrojnë të sëmurë për një kohë të gjatë dhe ilaçet po japin një efekt të ngadaltë. ©LAPSi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Me sytë katër

PAPARAZZI