Flash

E pazakontë në Elbasan/ Banorët gjejnë një arkivol të mbyllur në përroin e Zaranikës

Lapsi.al 5 February 2025
E pazakontë në Elbasan/ Banorët gjejnë një arkivol

Një ngjarje e pazakontë është raportuar nga banorët në periferi të Elbasanit. Mësohet se sot në mesditë disa persona kanë parë në rrjedhën e përroit të Zaranikës një arkivol të mbyllur. Pas konstatimit të arkivolit banorët kanë njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.

Sipas deklaratave të banorëve, rasti ka lënë një gjendje të pazakontë midis qytetarëve, pasi nuk janë të qarta rrethanat që kanë çuar në vendosjen e këtij arkivoli në ujë. Policia mësohet se ka zhvilluar kontrolle të detajuar nga fillimi deri në fund të përroit.

Zyrtarët konfirmuan se, pas kontrollit, nuk është gjetur asnjë trup në gjatësinë e përroit. Ata theksojnë se janë ndërmarrë masa për të sqaruar këtë çështje, duke vazhduar punën me kamera sigurie në zonë dhe duke marrë në pyetje banorët që raportuan rastin. /LAPSi.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI