Flash

Vuan nga çrregullimi psikopatik/ Zbardhet dosja e 48-vjeçarit Laze

Lapsi.al 4 February 2025
Vuan nga çrregullimi psikopatik/ Zbardhet dosja e 48-vjeçarit Laze

Daut Laze vijon që të jetë në kërkim pasi u arratis gjatë natës nga burgu i Shënkollit. I dënuari për dhunë në familje, mesa duket vuan nga sëmundje të shëndetit mendor. Ose të paktën kështu thotë akti i ekspertimit psikiatriko-ligjor.

Në dokumentin e siguruar nga "TopChannel", shkruhet se Laze vuan nga një çrregullim kronik që ka forma dhe ecuri të ndryshme.

"Pacienti vuan nga një sëmundje psiqike dhe konkretisht nga çrregullimi psikopatik i pa specifikuar, tip paranoid, sëmundje që ka filluar shumë kohë më parë. Ai vuan nga një çrregullim kronik që prezantohet në forma dhe ecuri të ndryshme, por që kërkon trajtim dhe ndjekje të rregullt në Psikiatri. Shtetasi Daut Laze ka qenë nën ndikimin e sëmundjes para, gjatë dhe pas kryerjes së veprës penale, në gjykim të udhëhequr prej deluzioneve paranoide, duke mos qenë në gjendje të kuptojë drejt dhe kontrollojë veprimet e tij, pa kuptuar se po kryen një vepër penale apo pasojat që rrjedhin prej saj,"-shkruhet në aktin e ekspertimit.

Laze është arratisur gjatë natës duke kapërcyer murin në anën jugore të burgut dhe është arratisur. Në momentin që është arratisur, nuk është konstatuar nga punonjësit e shërbimit.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI