Flash

Uashington, vazhdojnë përpjekjet për nxjerrjen nga lumi të pjesëve të avionit

Lapsi.al 4 February 2025
Uashington, vazhdojnë përpjekjet për nxjerrjen nga lumi të

Ekipet e posaçme nxorën nga lumi Potomak të hënën një pjesë të madhe të avionit të pasagjerëve, pesë ditë pas përplasjes në ajër me një helikopter ushtarak pranë aeroportit “Ronald Reagan” ku humbën jetën 67 njerëz.

Autoritetet kanë thënë se operacioni për nxjerrjen e pjesëve të avionit do të zgjasë disa ditë dhe më pas do të punohet për nxjerrjen e pjesëve të helikopterit të përfshirë në aksident.

Përplasja mes avionit të kompanisë “American Airlines” dhe një helikopteri ushtarak pranë kryeqytetit amerikan të mërkurën e kaluar ishte katastrofa ajrore më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2001.

Deri tani janë gjetur dhe identifikuar trupat e 55 individëve. Shefi i Departamentit të Zjarrfikëses, John Donelly tha se ka besim se të gjithë trupat do të gjenden, ndërsa ekipet e posaçme vazhdojnë kërkimet në lumin që ndan kryeqytetin amerikan me shtetin e Virxhinias.

Në operacione po marrin pjesë më shumë se 300 pjesëtarë të grupeve speciale, thanë zyrtarët. Dy anije ushtarake po përdoren për të ngritur pjesët e mëdha të avionit. Palombarët dhe ekipet speciale po u përmbahen protokolleve të rrepta për t’u dhënë përparësi gjetjes së trupave, tha të dielën koloneli Francis B. Pera me Korpusin e Inxhinierëve të Ushtrisë. Gjetja me dinjitet e trupave ka përparësi mbi gjithçka tjetër, tha ai.

Pjesët e mjeteve ajrore që u përplasën mbi lumin Potomak javën e kaluar do të dërgohen në një hangar të posaçëm për të zhvilluar hetime të mëtejshme lidhur me shkakun e aksidentit.

Aksidenti ndodhi ndërsa një avion pasagjerësh i nisur nga Uiçita e Kansasit po përgatitej të ulej në aeroportin Reagan dhe u përplas me një helikopter ushtarak i cili ishte në një mision trajnimi. Nuk ka të mbijetuar nga aksidenti.

Të dielën, pjesëtarë të familjeve të viktimave u dërguan me autobusë në brigjet e lumit Potomak, pranë vendit ku ranë mjetet ajrore pas aksidentit. Mes pasagjerëve të avionit ndodheshin disa sportistë që ktheheshin nga kampionati amerikan i patinazhit në Uiçita dhe një grup gjuetarësh.

Rreshteri Ryan Austin O’Hara, 28 vjeç nga Xhorxhia, oficeri Andrew Loyd Eaves, 39 vjeç nga Merilendi dhe kapitenia Rebecca M. Lobach nga Karolina e Veriut, ishin në helikopterin ushtarak.

Hetuesit federalë po punojnë për të zbuluar shkaqet që çuan tek përplasja e mjeteve ajrore. Zakonisht, hetimet e plota zgjasin një vit ose më shumë. Zyrtarët shpresojnë që brenda 30 ditësh të hartohet një raport paraprak./ VOA

Të këshilluara

Plagosje në Cukal të Vaut të Dejës

Një plagosje ka ndodhur ditën e sotmë në malin e Cukalit në Vaun e Dejës. Mësohet se janë nisur në vendngjarje forcat e policisë. Por për shkak të terrenit ...

12:19

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI