Flash

Trump rrit angazhimin e ushtrisë kundër emigracionit të paligjshëm

Lapsi.al 4 February 2025
Trump rrit angazhimin e ushtrisë kundër emigracionit të

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth shkoi në Teksas të hënën për të vizituar kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, ndërsa Presidenti Donald Trump ndërmerr hapa për të zbatuar një axhendë të djathtë që parashikon mes të tjerash rritjen e angazhimit të ushtrisë amerikane për frenuar fluksin e emigrantëve të paligjshëm.

Në udhëtimin e tij të parë si kreu i Pentagonit, Hegseth do të vëzhgojë operacionet dhe do të takohet me trupat amerikane që janë dërguar në atë zonë nën drejtimin e Presidentit Trump.

“Mezi pres të takoj luftëtarët tanë të mrekullueshëm dhe të shoh punën e vështirë që ata po bëjnë për të siguruar kufirin tonë jugor. Ne do të vazhdojmë të përmbushim këtë mision jetik,” postoi zoti Hegseth në platformën X.

Zoti Trump urdhëroi dërgimin e 1,500 pjesëtarëve shtesë të personelit ushtarak në kufi vetëm disa ditë pas marrjes së detyrës dhe administrata e tij ka kryer disa raunde bastisjesh dhe arrestimesh imigrantësh. Disa imigrantë janë zhvendosur me avionë ushtarakë.

Siguria kufitare është një përparësi kryesore për presidentin, i cili shpalli një emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë në ditën e tij të parë në detyrë.

Personeli shtesë e ka rritur numrin total të trupave në detyrë aktive të dislokuara atje në kufi në rreth 4,000. Përpara vizitës së tij në kufi, zoti Hegseth postoi në X se zoti Trump “dëshiron 100% kontroll të operacioneve të kufirit – dhe ne do ta realizojmë një gjë të tillë”./VOA

Të këshilluara

Analiza e REL: Çfarë po ndodh me USAID-in?

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, duket se po mbyll agjencinë kryesore të Uashingtonit për ndihmë ndërkombëtare, në kuadër të një morie masash ...

17:00

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI