Flash

Trump i kërkon Ukrainës tokat me minerale të rralla në këmbim të ndihmës amerikane

Lapsi.al 4 February 2025
Trump i kërkon Ukrainës tokat me minerale të rralla në

Donald Trump tha sot se dëshiron të negociojë një "marrëveshje" me Ukrainën, në mënyrë që Kievi të ofrojë një "garanci" për tokat e tij të rralla, mineralet e përdorura gjerësisht në elektronikë, në këmbim të ndihmës së SHBA.

"Ne po përpiqemi të gjejmë një marrëveshje me Ukrainën ku ata mund të ofrojnë si kolateral tokat e tyre të rralla dhe gjëra të tjera në këmbim të asaj që ne u japim atyre”, u tha presidenti amerikan gazetarëve në Zyrën Ovale, duke theksuar se Ukraina është e gatshme ta bëjë këtë.

Në lidhje me Gazën, presidenti amerikan deklaroi se nuk ka “asnjë garanci” se armëpushimi do të zgjatet në Gaza, në prag të një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

"Nuk kam asnjë garanci se paqja do të zgjasë", tha ai, përpara se i dërguari i tij i posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, i cili ishte pranë tij, të shtonte: "Ka zgjatur deri më tani, dhe ne sigurisht kemi shpresë, për të arritur pengjet dhe të shpëtojmë jetë dhe arrijmë, shpresojmë, një zgjidhje paqësore për të gjithë këtë."

Të këshilluara

Plagosje në Cukal të Vaut të Dejës

Një plagosje ka ndodhur ditën e sotmë në malin e Cukalit në Vaun e Dejës. Mësohet se janë nisur në vendngjarje forcat e policisë. Por për shkak të terrenit ...

12:19

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI