Flash

“Tentakulat e korrupsionit e prekin qeverinë”/ Rama: Kam pasur afro 60 ministra

Lapsi.al 4 February 2025
“Tentakulat e korrupsionit e prekin qeverinë”/ Rama: Kam pasur

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tentakluat e korrupsionit e prekin qeverinë, duke theksuar se ky është një fenomen që ndodh kudo.

“Kam pasur në qeveri afro 60 ministra që nga vitit 2013″, u shpreh Rama, por shtoi se është krijuar kapaciteti shtetëror për goditjen e asaj që e quajti, fenomen kanceroz të korrupsionit.

Kryeministri theksoi se qeveria ka lejuar drejtësinë e pavaruar që të bëjë operacionet e veta, për ta pastruar nga tentakualat e korrupsionit që e prekin, duke shtuar se “kush po e bën këtë Noc Rrroku?”.

"Kam pasur në qeveri afro 60 ministra që nga vitit 2013. Nëse kemi krijuar kapacitetin shtetëror për të goditur fenomenin kanceroz të korrupsionit, pavarësisht pozicionit të njërit dhe tjetrit kjo është për të marrë frymë thellë që më në fund u çliruam nga makthi i të jetuarit në një shtet ku drejtësia nuk vepronte kurrë ndaj atyre që kishin pushtet, apo është për t'u turrur dhe për të thënë sa keq.

Nuk e di domethënë, besoj se është shumë e thjesht, është vullnet i hekurt për t'u përballur me një sëmundje, duke pranuar që kjo sëmundje patjetër prek edhe ata që qeverisin. Ndërkohë që qeveris duke lejuar dhe mbështetur një fuqi jashtë vetes, drejtësia e pavarur, për të bërë operacionet e veta, që qeveria të jetë e pastruar nga tentakulat e korrupsionit që patjetër që qeverinë e prekin dhe presin ata që qeverisin.

Kudo kështu ndodh, kjo është për ndjerë të inkurajuar, kush po e bën këtë Noc Rrroku, meqënëse e kam parë që përdoret shumë në FB time, është fare e thjeshtë", tha Rama.

Të këshilluara

Plagosje në Cukal të Vaut të Dejës

Një plagosje ka ndodhur ditën e sotmë në malin e Cukalit në Vaun e Dejës. Mësohet se janë nisur në vendngjarje forcat e policisë. Por për shkak të terrenit ...

12:19

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI