Flash

Spanja ul orët e punës pa ndryshuar pagën

Lapsi.al 4 February 2025
Spanja ul orët e punës pa ndryshuar pagën

Ministrat spanjollë kanë rënë dakord të martën që të shkurtojnë javën e punës në 37.5 orë, pa ndryshim në pagë, pavarësisht kundërshtimit nga shoqatat e punëdhënësve.

Gjatë mbledhjes së tij javore të martën, kabineti ka miratuar reduktimin, nga 40 orë aktualisht, në 37.5, në dekretin ekzekutiv të ministres së Punës, Yolanda Diaz, raporton Reuters.

“Ky propozim ka të bëjë me të jetuarit më mirë, të punosh më pak dhe të jesh shumë më produktiv dhe më efikas ekonomikisht”, u ka thënë Diaz gazetarëve.

Masa duhet ende të miratohet në parlament, ku qeverisë së qendrës së majtë të udhëhequr nga kryeministri socialist, Pedro Sanchez i mungon shumica dhe varet nga balancimi i kërkesave të disa partive më të vogla për të miratuar legjislacionin.

Diaz, e cila është gjithashtu zëvendëskryeministre, e bëri planin për të reduktuar orët e punës deri në fund të vitit 2025.

Por partia separatiste katalanase e qendrës së djathtë Junts ka sinjalizuar tashmë rezistencë ndaj propozimit.

Të këshilluara

Analiza e REL: Çfarë po ndodh me USAID-in?

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, duket se po mbyll agjencinë kryesore të Uashingtonit për ndihmë ndërkombëtare, në kuadër të një morie masash ...

17:00

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI