Flash

“Politico”: Si Shqipëria dhe Serbia u bënë bashkë për “Euro U21”

Lapsi.al 4 February 2025
“Politico”: Si Shqipëria dhe Serbia u bënë

Shqipëria dhe Serbia do të bashkëorganizojnë kampionatin europian të futbollit për moshën nën 21 vjeç në vitin 2027. Lajmi u konfirmua këtë të martë nga UEFA dhe ka marrë menjëherë vëmendjen e mediave europiane. Në një shkrim të saj e përditshmja “Politico” shkruan se bashkëpunimi vjen pavarësisht përplasjeve të përsëritura mes tifozëve të dy vendeve.

“Europianin e verës së kaluar, tifozët shqiptarë brohoritën për vrasjen e serbëve, duke nxitur një hetim nga UEFA, e cila përfundimisht i gjobiti të dyja skuadrat për shkelje të ndryshme. Shqipëria dhe Serbia kanë një histori të shtrirë deri kohët e fundit që ka përfshirë luftëra dhe mosmarrëveshje territoriale” – thuhet në shkrim.

LEXO EDHE: UEFA vendosi, Euro 2027 në Shqipëri e Serbi. Duka: “Më shumë se një turne futbolli”

Aty citohet edhe një deklaratë e Branko Radujko i Federatës Serbe të Futbollit që tha se aktiviteti do të ishte më shumë se një turne futbolli dhe do t'i "tregonte botës se çfarë është e mundur kur njerëzit fokusohen në një qëllim të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit".

“Politico” citon edhe Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që tha se turneu “do të jetë një katalizator për të thyer barrierat, për të rritur mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popullin e Shqipërisë dhe Serbisë”.

“As deklarata, as UEFA-s, nuk iu referuan thirrjeve raciste dhe banderolave nacionaliste që prishën Euro 24. Finalet e Kampionatit Evropian U-21 mbahen çdo dy vjet, në vend të çdo 4 vjet si turneu i të rriturve. Aplikimi i përbashkët i Serbisë dhe Shqipërisë ishte oferta e vetme për të mbajtur eventin e vitit 2027” – nënvizon shkrimi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ISHP: Kalon piku i gripit

Situata e gripit në vend drejt normalizimit, teksa tashmë është lënë mbrapa piku, i cili shënonte shifra epidemiologjike. Sipas Institutit të Shëndetit Publik k...

19:03

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI