That angle of Cristiano Ronaldo's goal. ?pic.twitter.com/p85BoWvdA9
— TCR. (@TCR_Video) February 3, 2025
Ronaldo nuk ka dyshime: “Jam më i miri në histori, lojtari më i kompletuar”
Ronaldo më pas shpjegoi pse ai është lojtari më i kompletuar që ka ekzistuar ndonjëherë, duke theksuar se nuk bëhet fjalë vetëm për shënimin e golave: “Nuk jam mëngjarash dhe jam në Top 10 e lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola me këmbën e majtë… dhe me kokë, nga penalltitë, nga goditjet e dënimit… e për të djathtën nuk po flasim më. Mendoj se jam lojtari më i kompletuar që ka ekzistuar ndonjëherë. Mund të preferosh Pelé, Messin, Maradonën, e kuptoj dhe e respektoj, por të thuash që Cristiano nuk është i kompletuar është gënjeshtër. Unë jam më i kompletuari. Jam golashënuesi më i mirë i historisë. Pikë”. ”.I njëjti besim absolut u pa edhe kur u fol për objektivin e 1000 golave në karrierë: “Njerëzit më bëjnë presion për 1000 gola. Unë shënoj shumë, por ata nuk i japin vlerë golave të mi, thonë vetëm ‘edhe 85 të tjerë’. Nuk më pëlqen kjo. Nëse e mbyll karrierën me 920, 925, 930 gola… nuk më intereson fare. Jam golashënuesi më i mirë i historisë. Pikë. Këtë e thonë shifrat. Nëse arrij 1000 gola, fantastike. Nëse jo, nuk ka problem”.? @Cristiano responde a LA pregunta de @EduAguirre7 "Yo creo que soy el mejor de la historia” ? "Sinceramente, yo no vi nadie mejor que yo" pic.twitter.com/15O9WHH5ye
— laSexta (@laSextaTV) February 3, 2025
Ronaldo kujton që Messi nuk flet anglisht: “I bëra përkthyes në një ceremoni”
Sa i përket rivalitetit me Lionel Messin, CR7 pati vetëm fjalë respekti për fituesin e tetë “Topave të Artë”, por përmendi edhe një detaj interesant: “Për 15 vjet kemi ndarë skenën e çmimeve dhe kemi pasur gjithmonë një raport të mirë. Një herë i bëra përkthyes në një ceremoni sepse nuk e kuptonte anglishten, ishte qesharake. Messi më ka trajtuar gjithmonë mirë, ai ka mbrojtur klubin dhe kombëtaren e tij, unë kam bërë të njëjtën gjë me të miat. Kemi nxitur njëri-tjetrin, ashtu siç ndodhte me Senna dhe Prost në Formula 1”.Cristiano y los mil goles: "La gente está un poco pesada" ? "No sé si voy a llegar, no pienso a largo plazo" ¿Crees que alcanzará esa cifra? ? pic.twitter.com/BdLqeqpGCK
— laSexta (@laSextaTV) February 3, 2025