Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Mandati i katërt/ Si po gënjen Rama me Anxhela Merkel

Lapsi.al 4 February 2025
Mandati i katërt/ Si po gënjen Rama me Anxhela Merkel

Nuk ka dyshim se Edi Rama i ka marrë të gjitha masat që 11 maji të jetë kurorëzimi i i mbretërimit të tij për një dekadë e gjysëm në krye të këtij vendi. Dhe me këtë qëllim ai po mundohet të banalizojë edhe veçansinë e fitores së një mandati të katërt në zgjedhjet e radhës.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në rrjetet sociale, ai e ka quajtur një gjë normale një mandat të katërt, madje kjo ide është rimarë si një fakt i rendomtë edhe nga titujt e mediave pro qeveritare.

Këtë të martë një komentues në facebook, i kërkoi shefit të qeverisë largimin nga pushteti që mban prej kaq vitesh, "pasi nuk janë budallenj në Amerikë që kanë senat dhe nuk pranojnë president me më shumë se dy mandate". Edi Rama i'a ktheu me shembuj europianë, duke iu referuar eksperiencës që shqiptarët njohin më mirë, asaj të Anxhela Merkelit.

"Pse budallenj ishin vëllezërit tanë gjermanë që mbajtën 4 mandate 2 kancelarë në 30 vite? Si thua budallenj ishin vëllezërit tanë holandezë që e kishin 4 mandate kryeministrin.

Kjo ka lidhje me vullnetin të kujt beson se ka akoma për të dhënë dhe të popullit që vendos kush ia kërkon votën, meriton votën. Nëse ka një gjë që kurrë nuk mund të thuhet, është popull budalla. Kur vjen puna për politikën është njish", i'u përgjigj ai.

Po a ka krahasim në mes katër mandateve të ish kancelares gjermane Anxhela Merkel (2005-2021) dhe mbreterimit autokratik që dëshëron kryeministri ynë? Natyrisht që jo. Nëse i kthehemi shembullit gjerman Merkel e ka udhëhequr vendin duke pasur gjithmonë në qeveri rivalë dhe kundërshtarë të parisë së saj,dhe duke drejtuar vendin të katër herët me koalicion

Kujtimet e Merkel-it do të publikohen në fund të nëntorit! Jeta e gruas së hekurt  të Gjermanisë

Ajo nuk ka kërkuar asnjëherë të gjithë tepsinë vetëm për vete, siç u bë këtu fushata e 2017-ës dhe nuk ka guxuar të emërojë një kukull të vetën qesharake, në krye të shtetit. Në mandatin e saj të parë Merkel, njësoj si PS me LSI-në udhëhoqi në bashkëqeverisje me social demokratët. Në mandatin e dytë (2009-2013) koalicioni u ndërtua me FDP liberal demokrate. Dhe dy mandatet e fundit, sërish me të majtët e SPD. Kush e ka kujtesën të fortë i mban mend muajt e gjatë të 2018 kur dy partitë e mbajtën pezull koalicionin vetëm për të rënë dakord mbi një program të përbashkët.

Pra në katër mandatet e saj Anxhela Merkel vërtet ka qenë kancelare, por kontrolli ndaj saj ishte tepër i fortë dhe ekuilibrimi i pushteteve aq i balancuar, sa partnerët e saj të djathtë votuan për një president të të majtëve. 

Edhe më e ndryshme është edhe historia e kreut aktual të NATO-s, Mark Rutte, të cilin shefi ynë i qeverisë e përmend si shembullin e mungesës së budallallëkut nga holandezët. Ai vërtet është zgjedhur me ndërprerje, 4 herë kryeministër (në 2010, në 2012, në 2017, në 2021), por përpos faktit se mbretërimi i tij nuk ka qenë i pandërpretë, ai gjithmonë ka pasur në qeveri edhe dy ose tre parti të tjera. Kontrolli mbi kryeministrin e mbretërisë së tulipanëve ka qenë i plotë, pasi ndryshe nga rilindja, në Shqipëri, partia e Ruttes VVD, nuk ka pasur asnjërën nga këto herë mazhorancën në parlamentin e vendit të saj.

Dy kryeministrat e mij, holandezi Rutte dhe seksisti Rama

Pra, është e qartë që as vëllezërit tanë gjermanë as ata hollandezë, nuk janë budallenj. Ata nuk i kanë dhënë kurrë një njeriu të vetëm pushtet absolut për të emëruar ministrat pa marrë mundimin t'i pyesë, për ti dhënë "carta bianca" për të kontrolluar të gjitha institucionet e pavarura e për të falur territore atdheu si në Gjadër, Sazan apo portin e Durrësit.

Pikërisht për këtë thirrja në ndihmë e modeleve demokratike Merkel apo Rutte, nuk ka asnjë ngjashmëri me autokracinë Ramiste. Prej tyre përdoret vetëm ngjashmëria sipërfaqësore me numrin katër, të cilën e rimarrin mediat e qeverisë për të banalizuar një fitore me votime, por pa zgjedhje, të rilindjes.

E vetmja pikë kur Rama ka të drejtë është pohimi se populli nuk është budalla dhe e kupton politikën, njësoj si gjermanët e holandezët. Por edhe këtu ka një ndryshim të vogël. Se në dy vendet e para njerëzit lejohen të votojnë të lirë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI