Flash

Kina kundërpërgjigjet ndaj tarifave të SHBA -së

Lapsi.al 4 February 2025
Kina kundërpërgjigjet ndaj tarifave të SHBA -së

Më 4 shkurt, Komiteti i Tarifave të Këshillit të Shtetit i Kinës publikoi një deklaratë mbi vendosjen e tarifave për disa produkte të importuara me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, duke filluar nga data 10 shkurt, ku thuhet se:

Më 1 shkurt, qeveria amerikane deklaroi vendosjen e një tarife prej 10% për të gjitha mallrat kineze të importuara në SHBA, si pasojë e problemeve me fentanilin. Vendosja e njëanshme e tarifave nga Shtetet e Bashkuara, shkel seriozisht rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë. Kjo jo vetëm që nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve të veta, por gjithashtu prish bashkëpunimin normal ekonomiko-tregtar midis Kinës dhe ShBA-së.

Duke filluar nga data 10 shkurt, mbështetur në parimet e ligjeve përkatëse kineze dhe parimet bazë të ligjeve ndërkombëtare, pas miratimit nga Këshilli i Shtetit, Kina do të vendosë tarifa mbi disa produkte importi me origjinë nga ShBA. Tarifat përkatëse janë si më poshtë:

1. Shtimi i një tarife 15% për qymyrin dhe gazin e lëngshëm natyror

2. Shtimi i një tarife 10% për naftën bruto, makineritë bujqësore, makineritë shkarkuese me vëllim të madh dhe makineritë e transportit(pick-up)).

3.Për mallrat e importuara me origjinë nga ShBA, të listuara në shtojcë, tarifat përkatëse do të vendosen në bazë të normave aktuale të tarifave të zbatueshme.

Gjithashtu do të vendosen kontrolle mbi eksportet e materialeve të lidhura me tungstenin, telurin, bismuthin, molibdenin, indiumin etj, duke filluar nga data 4 shkurt, sipas një deklarate nga Ministria e Tregtisë

Të këshilluara

Spanja ul orët e punës pa ndryshuar pagën

Ministrat spanjollë kanë rënë dakord të martën që të shkurtojnë javën e punës në 37.5 orë, pa ndryshim në pagë, pavarësisht kundërshtimit nga shoqatat e punëdhë...

17:30

Analiza e REL: Çfarë po ndodh me USAID-in?

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, duket se po mbyll agjencinë kryesore të Uashingtonit për ndihmë ndërkombëtare, në kuadër të një morie masash ...

17:00

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI