Flash

Kërcënoi me thikë fëmijët në një park, arrestohet shqiptari në Itali

Lapsi.al 4 February 2025
Kërcënoi me thikë fëmijët në një park,

Një 39-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai akuzohet se ka kërcënuar me thikë një grup fëmijësh në Como disa ditë më parë.

Ngjarja mësohet se ndodhi në një park të vogël në Albate, rajoni i Milanos. Shqiptari akuzohet për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Makina e patrullës u dërgua në parkun publik në ‘Via Canturina’, ku u raportua se një person po kërcënonte një grup fëmijësh i armatosur me thikë. Pas rrëfimit të fëmijëve të kërcënuar, oficerët kanë mbërritur menjëherë te 39-vjeçari shqiptar, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një thikë rreth 20 cm e gjatë dhe një teh 8 cm.

Pas ndalimit ai dëshmoi se shkoi të fëmijët sepse duke pirë duhan e bezdisnin atë dhe djalin e tij të vogël, që po luante me top në park. Shqiptari u mor nën hetim dhe u la të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Të këshilluara

ISHP: Kalon piku i gripit

Situata e gripit në vend drejt normalizimit, teksa tashmë është lënë mbrapa piku, i cili shënonte shifra epidemiologjike. Sipas Institutit të Shëndetit Publik k...

19:03

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI