Flash

Gjendet një raketëhedhëse në Kosovë pranë kufirit me Serbinë

Lapsi.al 4 February 2025
Gjendet një raketëhedhëse në Kosovë pranë kufirit

Një raketahedhës është gjetur i mbështjellë në një qese të zezë ditën e djeshme në zonën kufitare të Zubin-Potokut, në afërsi të fshatit Kleçkë.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i cili tha se nuk ka persona të dyshuar e as të arrestuar në lidhje me rastin. Më tej, ai tha se zona ku është gjetur ky raketahedhës është shumë afër kufirit me Serbinë.

“Më datën 03.02.2025 rreth orës 16.00 derisa policët ishin në patrullim në zonën kufitare të Zubin Potokut në afërsi të fshatit Kleqkë në lidhje me informacione për rrugë alternative për kontrabandë të mallrave, kanë hasur në një qese najloni ngjyrë e zezë në të cilën mund të kishte diçka të dyshimtë. Pasi ka arrit në vend ngjarje edhe forenzika rajonale kemi vërejt se kemi të bëjmë me një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm”, ka deklaruar Elshani.

 

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI