Flash

40-vjeçari shkon i plagosur me thikë në spitalin e Korçës, mister autori

Lapsi.al 4 February 2025
40-vjeçari shkon i plagosur me thikë në spitalin e

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Korçës. I plagosur ka mbetur 40-vjeçari, Ergyst Shtylla. Ai është dërguar me urgjencë në spital, dhe ku mësohet është futur në reanimacion.

Arsyet e plagosjes ende nuk dihen, ndërsa autori është në kërkim dhe identiteti i tij nuk dihet ende. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sipas mediave, mësohet se të plagosurin e kanë çuar në spital me një automjet privat dhe se nuk ka gjurmë pranë vendit ku thuhet se ka ndodhur ngjarja. Hetuesit janë duke këqyrur kamerat e sigurisë që ndodhen në lokalet pranë vendit ku thuhet se ka ndodhur plagosja. Pritet përmirësimi i gjendjes së të plagosurit për t’u marrë në pyetje dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

"Rreth orës 20:15, shtetasi E. Sh. 40 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga një shtetas ende i paidentifikuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Korçës. Mësohet se nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person. Ai është dërguar me urgjencë në spital. Mësohet se i plagosuri është në reanimacion. Policia në kërkim të autorit. Ende nuk dihen shkaqet që sollën plagosjen e personit" - thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ISHP: Kalon piku i gripit

Situata e gripit në vend drejt normalizimit, teksa tashmë është lënë mbrapa piku, i cili shënonte shifra epidemiologjike. Sipas Institutit të Shëndetit Publik k...

19:03

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI