Flash

Dënohet me 7 vite burg fieraku, ngacmoi mbesën e tij 11 vjeç

Lapsi.al 4 February 2025
Dënohet me 7 vite burg fieraku, ngacmoi mbesën e tij 11 vjeç

Një person nga Fieri me iniciale S.H u dënua me 7 vite e gjysëm burg pasi një vit më parë u denoncua nga mbesa e tij 11 vjeçare për veprime të turpshme. Ky person e kishte kërcënuar vazhdimisht të miturën se nëse do të tregonte do ta vriste, ndaj sapo e ka zbuluar, psikologia e shkollës së të miturës i është drejtuar me një denoncim policisë së Fierit.

Njoftimi i prokurorisë

Kryente veprime të turpshme ndaj mbesës së mitur, me kërkesë të Prokurorisë Fier dënohet me 7 vite e gjysëm burg shtetasi S.H

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasin S.H. për veprën penale ‘Vepra të turpshme’ parashikuar nga neni 108/2 i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.811 regjistruar pas kallëzimit në Komisariatin e Policisë Lushnjë më 04.06.2024, Prokuroria provoi se i pandehuri S.H ka kryer veprime të kundraligjshme dhe të drejtpërdrejta kundrejt mbesës së tij të mitur E.H, të moshës 11 vjeçare, (të përsëritura në kohë të ndryshme).

I pandehuri S.H e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën se nëse do të tregonte do ta vriste, ndaj organi procedues është vënë në dijeni të faktit penal nga Njësia e Mbrojtjes së Fëmijës dhe psikologia e shkollës së të miturës pasi ishin vënë re ndryshime drastike në sjelljen e saj.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, arriti në përfundimin se veprimet e kryera nga i pandehuri S.H kundrejt mbesës së tij të mitur E.H kanë cënuar integritetin psiqik dhe emocional të të miturës, duke i shkaktuar pasoja psikosociale, si: frikë për të jetuar e vetme në banesën ku ajo jeton me prindërit, pasiguri për të ardhmen, etj, dhe burimi i tyre vjen nga ngacmimet dhe veprat e turpshme që shtetasi S.H ka ushtruar kundrejt saj.

Mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier vendosi:

1. Deklarimin fajtor të pandehurit S.H për kryerjen e veprës penale “Vepra të turpshme” parashikuar nga neni 108/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

2. Në zbatim të nenit 406 të K.Pr.Penale, ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri S.H denohet me 5 (pesë) vite burgim.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë moralin dhe dinjitetin e shtetasve.

1

Të këshilluara

Fier, zjarr në kabinën e një pallati

Kabina elektrike në katin e parë të një pallati në Fier është përfshirë pasditen e sotme nga flakët. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nd...

19:15

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI