Flash

Çmimet e larta/ Thirrje qytetarëve të bojkotojnë për 5 ditë supermarketet

Lapsi.al 4 February 2025
Çmimet e larta/ Thirrje qytetarëve të bojkotojnë për

Një bojkot i marketeve është paralajmëruar nga data 5 shkurt deri më 10 shkurt. Në rrjetet sociale është shpërndarë një poster në të cilin bëhet thirrje për bojkotimin e marketeve përshkak të rritjes së çmimeve. Më tej në poster shkruhet protesto përmes bojkotit për uljen e çmimeve. Në poster janë publikuar edhe një listë me datat përkatëse për çdo market që do bojkotohet. Gjithashtu është vendosur edhe një hapsirë për të shtuar bizneset e tjera që duhen bojkotuar.

Nisma u ndërmor fillimisht në Kroaci, më 24 janar, dhe rezultoi me rënie prej më shumë se 50% të shitjeve në të gjithë vendin. Pas thirrjes së përfaqësuesve të konsumatorëve, kroatët nisën më 30 janar edhe një aksion të ngjashëm, por që do të zgjasë një javë.

Në shënjestër të bojkotimit janë disa zinxhirë të mëdhenj tregtarë, për shkak të dyshimeve se çmimet e tyre nuk përputhen me ato në vendet e tjera të BE-së. Thirrje për bojkotime të ngjashme - kryesisht nëpër mediat sociale - u bënë edhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Përgjigje pozitive ato morën në Serbi, Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi, në Bosnje e Hercegovinë dhe në Slloveni. Thirrje të ngjashme për bojkotin e supermarketeve më 31 janar u bënë edhe në Serbi. Në Slloveni gjithashtu u zhvillua bojkotimi i blerjeve në disa qendra tregtare dhe supermarkete. Aksioni zgjati deri më 2 shkurt.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI