Flash

Aktorja e filmave për të rritur: Casillas, më i mirë në fushë se në shtrat

Lapsi.al 4 February 2025
Aktorja e filmave për të rritur: Casillas, më i mirë në

Claudia Bavel, një ish-aktore e filmave me pullë të kuqe dhe tashmë modele në “OnlyFans” u fotografua në një takim me legjendën e Real Madrid, Iker Casillas. Ajo ka folur për këtë çështje duke pretenduar se “ai ishte më mirë në fushën e futbollit sesa në shtrat”.

Ajo ka bërë debutimin e saj në filmat për të rritur si adoleshente dhe tani fiton rreth 17 000 £ në muaj nga OnlyFans. 28-vjeçarja zbuloi se Casillas i kishte qëndruar ftohtë që kur fotot e tyre të marra nga paparacët në Barcelonë u publikuan nga revista spanjolle “Diez Minutos" në fillim të kësaj jave. Ajo hodhi poshtë spekulimet se kishte informuar fotografët për lidhjen e tyre.

Woman in blue bodysuit sitting in a chair.

43-vjeçari Casillas, i cili njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli profesionist në gusht 2020 pas një ataku kardiak, një vit më parë, teksa stërvitej me skuadrën e Portos, iu përgjigj publikimit të fotove duke ironizuar se ato ishin "shumë ndriçuese" dhe "spektakolare", por duke refuzuar të konfirmojë se ai dhe modelja ishin në një lidhje.

Iker Casillas at the Kings World Cup Nations 2025.

Ndërsa Claudia pranoi se ishte "pak e trishtuar" për reagimin e tij pasi zbuloi se ai nuk po u përgjigjej më mesazheve të saj në WhatsApp, por ende i pëlqente postimet e saj në Instagram. Ajo tha se ata ishin njohur në rrjetet sociale rreth 18 muaj më parë duke treguar se “marrëdhënia filloi fillimisht si një miqësi”.

“Kur filluam të takoheshim personalisht, ne fillimisht kishim një marrëdhënie të hapur përpara se të arrinim në një pikë ku e mbyllëm. Iker e di se çfarë fshihet pas atyre fotove. Ndihem pak e lënë mënjanë” – tha ajo.

Woman in a yellow bikini.

Claudia, filmat e së cilës janë ende online për t'u parë falas në internet zbulon se dyshja i thanë njëri-tjetrit "Të dua". Ajo më pas zbuloi se Casillas i kishte rrëfyer asaj se donte të kishte më shumë fëmijë kur dy fëmijët e tij me ish-gruan, gazetaren spanjolle Sara Carbonero të ishin më të rritur ndaj dhe e kishte pyetur nëse ajo do të donte të bëhej nëna e tyre.

Woman in black lingerie with tattoos.

“Ai më pyeti nëse doja të bëhesha nënë dhe nëse doja të kisha fëmijë me të. I thashë se për shkak të punës sime ndoshta nuk doja të isha dhe ai më tha se ideja e tij ishte që, kur fëmijët e tij ishin 15 ose 16 vjeç, ai donte të bëhej sërish baba. Nëse më pyesni se si ishte Iker si dashnor, do të thosha se ka qenë më mirë si futbollist” – e shigjetoi ajo.

Woman with long black hair sticking out her tongue.

Duke e quajtur atë "koprac dhe aspak bujar", ajo tregoi një incident kur i tha Casillas se i pëlqente një gotë verë dhe ai u përgjigj duke i thënë që të shkonte vetë në supermarket për të blerë një shishe. Claudia zbuloi se e kishte takuar atë çdo muaj që nga takimi i tyre i parë në maj të vitit të kaluar pas disa muajsh shkëmbim mesazhesh.

“Nuk e kuptoj pse nuk iu përgjigj mesazhit tim të fundit. Nuk e kuptoj pse më jep pëlqime dhe më ndjek akoma në rrjetet sociale dhe nuk e kuptoj pse thotë se në fotot tona së bashku që janë publikuar nuk shikon asgjë” – tregoi ajo. ©LAPSI.al

Woman in blue bikini on a jet ski.

Woman in a floral dress by the water at dusk.

Woman in a black bikini sitting by a pool.

Woman in a colorful bikini top, shielding her eyes.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI