Flash

Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi mungon në gjyq, SPAK paraqet prova të reja

Lapsi.al 3 February 2025
Zhdukja e Jan Prengës/ Dritan Rexhepi mungon në gjyq, SPAK paraqet

Dritan Rexhepi, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, nuk është paraqitur në seancën gjyqësore të së hënës. Ai ka kërkuar të përfaqësohet nga avokatja e tij, e cila ka dhënë edhe arsyet e mospranisë së tij në gjyq.

Sipas saj, Rexhepi nuk është paraqitur në seancë pasi duhet të shoqërohej ditën e premte nga paraburgimi i Fierit në drejtim të paraburgimit ‘313’.

Nga ana tjetër, SPAK ka paraqitur seancën e së hënës provat shkresore, gjithsej 13 faqe. Kqyrja e vendit të ngjarjes, që vërtetojnë se viktimë është shtetasi Jan Prenga. Njollat e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes janë krahasuar me ADN-në e nënës së tij ku rezultojnë të përputhshme.

“Gjatë hetimeve kemi paraqitur prova të pamjeve filmike të cilat janë marrë nga disa biznese. Nëpërmjet pamjeve filmike është bërë e mundur ndjekja e itinerarit. Nëpërmjet këtyre pamjeve provohet se viktima është mbajtur nën vëzhgim disa ditë përpara ngjarjes në mënyrë që të bëhej rrëmbimi. Automjeti “Land Rover” i autorëve të dyshuarve, kanë ndjekur automjetin e viktimës. Konkretisht në datën 15,16 dhe 17 janar”, ka thënë SPAK në seancë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI