Flash

Zgjedhje 2025: Institucionet ngrenë alarmin për keqpërdorim të të dhënave personale

Lapsi.al 3 February 2025
Zgjedhje 2025: Institucionet ngrenë alarmin për keqpërdorim

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale së bashku me kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i bënë thirrje partive dhe organizatave politike për respektimin e ligjit lidhur me përpunimin e të dhënave personale të votuesve.

Në prag të fushatave elektorale, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale së bashku me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve i bënë thirrje partive dhe organizatave politike të respektojnë ligjin dhe rregullatoren mbi përpunimin e të dhënave personale të votuesve. “Konsiderojmë si detyrë tonën parësore të garantojmë që të drejtat themelore të shtetasve të respektohen në çdo hap duke zbatuar Kodin Zgjedhor, ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dhe Rregulloren e Përgjithshme GDPR të Bashkimit Europian”, shkruhet në deklaratën e përbashkët të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Besnik Dervishi, dhe Komisonerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi. Data zyrtare e zgjedhjeve parlamentare 2025 u caktua dita e 11 Majit. Në këto zgjedhje për herë të parë do të mundësohet edhe vota e diasporës shqiptare që jeton jashtë kufijve të vendit. Një investigim i BIRN zbuloi se dy kompani marketingut po shenjestrojnë voutes jashtë vendit, duke i mbledhur të dhënat personale me premtimin se do t’i asistojnë për t’u regjistruar si votues jashtë vendit. Komisionerët Besnik Dervishi dhe Ilirjan Celibashi theksuan se partitë dhe organizatat politike duhet të përpunojnë vetëm të dhënat e nevojshme të qytetarëve. “Partitë politike dhe organizatat përkatëse duhet të mbledhin dhe të përpunojnë vetëm ato të dhëna që janë absolutisht të nevojshme për qëllimet e regjistrimit të zgjedhësve”, citon deklarata e përbashkët e Dervishit dhe Celibashit. Ata theksojnë gjithashtu domosdoshmërinë që të dhënat e mbledhura për qëllime regjistrimi mos të përdoren për qëllime të tjera, si propaganda politike, pa marrjen e pëlqimit të informuar të shtetasit. Njëkohësisht komisionerët inkurajuan qytetarët për të raportuar pranë institucioneve të tyre shkelje të ligjit apo rregullores që lidhen me mbrojtjen e të dhënave të tyre personale. “Inkurajojmë qytetarët dhe subjektet zgjedhore që në rastet kur evidentojnë shkelje apo cënim të të dhënave personale të ankohen pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, përfundon deklarata e përbashkët e Dervishit dhe Celibashit. /birn

Të këshilluara

GJKKO dënon me burg dy trafikantë droge

GJKKO dha sot dënimet për një grup të struktural kriminal duke i shpallur fajtor për trafikim të lëndëve narkotike. Me vendim të Gjykatës së Posaçme u dënua ...

15:21

Rik Grenell sulmon sërish Albin Kurtin

I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka përsëritur këtë të hënë kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Përmes një pos...

15:50

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI