Flash

U raportua për plagosje, policia zbardh ngjarjen në Vaun e Dejës

Lapsi.al 3 February 2025
U raportua për plagosje, policia zbardh ngjarjen në Vaun e Dejës

Policia e Shkodrës nëpërmjet një njoftimi për mediat zbardh ngjarjen në Vaun e Dejës, pasi mëngjesin e sotëm u raportua për një person të plagosur.

Blutë e Shkodrës bëjnë me dije se rreth orës 11:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ka telefonuar një shtetas i cili ka thënë se në një stan, në vendin e quajtur “Fusha e Liqenit”, në fshatin Shllak, dyshohet se ishte i plagosur një shtetas.

Pas njoftimit, policia shkoi në vendngjarje dhe në bazë të hetimeve në terren rezultoi se se shtetasi F. D. (dyshohet me probleme të shëndetit mendor) nuk është plagosur, por si pasojë e temperaturave të ulëta, ka pësuar ngrirje të gjymtyrëve, dhe për këtë arsye, ka kërkuar ndihmë.

Për shkak të terrenit të vështirë në malin e Cukalit, ku u gjet shtetasi F. D., ai po transportohet me këmbë, nga punonjësit e Policisë, deri tek autoambulanca që ka shkuar në afërsi të vendngjarjes.

Momentalisht, ky shtetas është jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 11:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ka telefonuar një shtetas i cili ka thënë se në një stan, në vendin e quajtur “Fusha e Liqenit”, në fshatin Shllak, dyshohet se ishte i plagosur një shtetas.

Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast, rezulton se shtetasi F. D. (dyshohet me probleme të shëndetit mendor) nuk është plagosur, por si pasojë e temperaturave të ulëta, ka pësuar ngrirje të gjymtyrëve, dhe për këtë arsye, ka kërkuar ndihmë.

Për shkak të terrenit të vështirë në malin e Cukalit, ku u gjet shtetasi F. D., ai po transportohet me këmbë, nga punonjësit e Policisë, deri tek autoambulanca që ka shkuar në afërsi të vendngjarjes. Momentalisht, ky shtetas është jashtë rrezikut për jetën.", sqaron policia.

Të këshilluara

GJKKO dënon me burg dy trafikantë droge

GJKKO dha sot dënimet për një grup të struktural kriminal duke i shpallur fajtor për trafikim të lëndëve narkotike. Me vendim të Gjykatës së Posaçme u dënua ...

15:21

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI