Flash

Shfrytëzonin shtetase të huaja për pröstitucion, në kërkim dy persona në Vlorë

Lapsi.al 3 February 2025
Shfrytëzonin shtetase të huaja për pröstitucion, në

Dy tutore, njëra nga Ukraina dhe tjetra nga Rusia janë shpallur në kërkim nga policia e Vlorës, pasi shfrytëzonin dy ukrainase për prostitucion. Sipas policisë, dy tutoret e shpallura në kërkim janë : Y. M., 35 vjeçe, banuese në Ukrainë; K. A., 31 vjeçe, banuese në Rusi.

Ato kishin marr një apartament në lagjen “24 Maji” në Vlorë ku ushtrohej ky aktivitet i paligjshëm, ndërsa nën hetim janë vënë edhe dy ukrainaset që ushtronin prostitucionin.

‘Këto shtetase dyshohen se përdornin një apartament në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ku shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të tjera të huaja, ukrainase, të cilat, në vijim të veprimeve, u proceduan penalisht në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e dy shtetaseve të shpallura në kërkim dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.’, njoftoi sot policia.

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga verilindja e Europës në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të duk...

07:55

Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar. Arrestimi i shqiptarit ka ardhur pasi akuzohet për shitje kokaine. Aksioni u krye në zonën ku n...

07:15

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI