Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Rik Grenell sulmon sërish Albin Kurtin

Lapsi.al 3 February 2025
Rik Grenell sulmon sërish Albin Kurtin

I dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ka përsëritur këtë të hënë kritikat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, i Dërguari i presidentit Donald Trump, shprehet se “qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden”.

Gjithashtu, ai thekson se “kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit”.

Postimi i plotë i Richard Grenell: 

“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në gjithë rajonin.

Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqe për të gjithë në Ballkan.

Por na duhen partnerë të besueshëm.

Qeveria Kurti nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden. Si Republikanët ashtu edhe Demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për marrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit.

Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit.

Kurti ka qenë kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump.

Retorika që përdor Kurti tani, duke pretenduar se është afër SHBA-së dhe më i mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është plotësisht e rreme. Mos u mashtroni.”

Kjo është herë e dytë që I Dërguari i SHBA-së për Misione të Posaçme ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Kurti në Kosovë, që prej kur presidenti Donald Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë.

Më 22 janar, Grenell reagoi lidhur me ankesën e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcës, i cili ishte shprehur se gjatë administratës së ish-presidentit Joe Biden, Kosova ka pësuar disavantazh përballë Serbisë.

Ashtu si sot, përmes një postimi në rrjetin social “X”, Grenell replikoi duke thënë se përse partia në pushtet në Prishtinë nuk është ankuar më parë për disavantazhin që administrata Biden i ka shkaktuar vendit, në dialogun me Beogradin.

Grenell theksonte në reagimin e tij se kjo jo vetëm që nuk ka ndodhur, por për më tepër, Lëvizja Vetëvendosje ka komplimentuar presidencën Biden dhe ka frekuentuar rregullisht konventat e Partisë Demokratike në SHBA.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI