Flash

RAI zbulon çudi në llogaritë e Inter: “Presion që të mos përjashtohej nga kampionati”

Lapsi.al 3 February 2025
RAI zbulon çudi në llogaritë e Inter: “Presion që
Zbulimet mbi Inter kanë hapur diskutime të reja: rrëfimi i ngjarjeve financiare të zikaltërve po bëhet gjithnjë e më kompleks me shtimin e disa sponsorizimeve fiktive të marra gjatë viteve të fundit, për të tentuar të përmirësojnë një bilanc gjithnjë e më të rënduar. Për më tepër, një ish-anëtar i Covisoc(organi që kontrollon bilancet e klubeve të futbollit) ka dëshmuar se ka pasur presione të vazhdueshme për të mos e përjashtuar skuadrën nga kampionati. Në episodin e Report, të transmetuar të dielën më 2 shkurt, dolën në dritë operacione financiare të dyshimta të lidhura me kompani që lidhen me Suning, holdingun kinez që kontrollonte Inter deri vitin e kaluar, përpara se ta shiste te fondi Oaktree. Shoqëria që duhej të administronte klubin zikaltër ka shfaqur disa anomali dhe, për më tepër, është raportuar se ka pasur presione të forta ndaj organit mbikëqyrës për të shmangur sanksionet sportive, siç është pamundësia për t’u regjistruar në Serie A.

Sponsorizimet fiktive të Inter

Një nga çështjet kryesore të raportit të transmetuar në Rai ka të bëjë me disa sponsorizime të lidhura me kompani afër Suning. Gjatë viteve, janë regjistruar të ardhura prej qindra milionë eurosh që në realitet nuk ishin të rregullta: bëhej fjalë për sponsorë fiktivë, kompani që në fakt nuk merreshin me aktivitetin që deklaronin. Kjo ishte një situatë që Uefa, FIGC dhe Covisoc e njihnin, por që nuk çoi në asnjë veprim konkret dhe as në ndonjë hetim. Anomalia u shpjegua nga Gian Gaetano Bellavia, një kontabilist i njohur milanez dhe ekspert i të drejtës penale ekonomike, i cili theksoi mungesën e logjikës në këto sponsorizime, që në të vërtetë përfaqësonin thjesht një transferim parash për të rregulluar bilancin.

Dëshmia e ish-anëtarit të Covisoc

Edhe Covisoc ishte vënë në dijeni të kësaj situate, por presidenti Tommaso Miele deklaroi se kontrollet nuk kishin zbuluar asnjë anomali. Për rrjedhojë, Inter mund të regjistrohej në Serie A pa probleme – një situatë që në realitet nuk ishte e vërtetë. Gjatë emisionit, një ish-anëtar i Covisoc zbuloi se kishte pasur presione për të favorizuar Inter. Ai kishte raportuar disa herë anomalitë që do ta kishin penguar klubin të regjistrohej në kampionat, por askush nuk ndërhyri: “Merrja presione të vazhdueshme sa herë që merrja një qëndrim. Fillimisht të thoshin: ‘Po nuk e kupton? Po gabon’, dhe edhe nëse insistoje, e kuptoje që nuk mund të bëje shumë. Presionin e ndjeje, të thoshin: ‘Mos e vër në vështirësi një sistem që siguron flukse financiare për shumë njerëz’. Unë i kisha raportuar sponsorizimet e Interit te prokuroria federale, por nuk bëhej fjalë vetëm për Inter”.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI