Flash

Prangosen dy të rinj në Tiranë, lëviznin me pistoletë me silenciator në automjet

Lapsi.al 3 February 2025
Prangosen dy të rinj në Tiranë, lëviznin me pistoletë

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Weekend”, duke arrestuar në flagrancë një 25-vjeçar me precedent penal për armëmbajtje pa leje, i cili lëvizte me armë zjarri pistoletë me silenciator në automjet. U vu në pranga dhe pasagjeti i automjetit me të cilin lëvizte 25-vjeçari.

Gjatë operacionit të zhvilluar në Laknas, u ndalua automjeti ku ndodheshin Sandriano Kastrati, 25 vjeç, drejtuesi i mjetit dhe Olsjan Musollari, 21 vjeç, pasagjeri.

Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë me silenciator, municion luftarak, automjetin dhe tre celularë. Policia shprehet se arma silenciator ishte fshehur poshtë sediljes së shoferit.

Në përfundim të hetimeve paraprake, Sandriano Kastrati u arrestua për "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak", ndërsa Olsjan Musollari për "Moskallëzim krimi". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga verilindja e Europës në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të duk...

07:55

Arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar. Arrestimi i shqiptarit ka ardhur pasi akuzohet për shitje kokaine. Aksioni u krye në zonën ku n...

07:15

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI