Flash

Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së

Lapsi.al 3 February 2025
Kallas: Normalizimi i plotë, rruga e vetme e Kosovës dhe Serbisë

Shefja e diplomacisë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se normalizimi i plotë i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është “rruga e vetme” që këto shtete t’i bashkohen bllokut. Në një postim në Twitter, Kallas, e cila është ndërmjetëse e dialogut, ka mirëpritur emërimin e Peter Sorensenit në postin e të dërguarit të posaçëm të bllokut për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Edhe në të kaluarën, BE-ja ka thënë se rruga e palëve drejt bllokut është e kushtëzuar me normalizimin e raporteve. Sorensen ka nisur mandatin e tij më 1 shkurt, pasi mori konfirmimin nga ministrat e Jashtëm të BE-së dhe ambasadorët. Ai në këtë post do të zëvendësojë Mirosllav Lajçakun.

“Faleminderit Mirosllav Lajçak për përpjekjet tuaja. Puna e bërë do të shërbejë si bazë për riangazhim”, ka shkruar Kallas në X.

Diplomati nga Danimarka, Sorensen do të merret vetëm me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e jo edhe me çështje rajonale të Ballkanit, sikurse paraardhësi i tij. Procesi i dialogut ka nisur më 2011 dhe synon normalizimin e plotë të raporteve. Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohje reciproke, ndërkaq Serbia kërkon një kompromis ku asnjëra palë nuk do të ishte fituese absolute apo humbëse absolute.

Gjatë mandatit pesëvjeçar të Lajçakut, palët kanë arritur Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve. Marrëveshja prej 11 nenesh, ndër tjerash parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, dhe kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut. Marrëveshja, që ende nuk ka nisur të zbatohet, nuk është nënshkruar, por BE-ja ka thënë se është obligative për Kosovën dhe Serbinë./ REL

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI