Guardiola, reagimi i çuditshëm pas pyetjes
Pas ndeshjes, një nga temat kryesore të diskutimit ishte festimi provokues i Lewis-Skelly, talentit të ri të Arsenal. Pasi shënoi golin, ai imitoi menjëherë festimin e Haaland, duke u ulur përtokë me këmbët e kryqëzuara dhe në pozicion meditimi, ashtu siç ka bërë shpesh norvegjezi pas golave të tij. Një veprim thumbues ndaj një kundërshtari me të cilin Gunners nuk kanë një marrëdhënie paqësore. Ky gjest nuk kaloi pa u vënë re, por Guardiola pretendoi se nuk e kishte parë, siç la të kuptohej gjatë konferencës për shtyp. Një gazetar e pyeti për këtë, por përgjigja e tij ishte krejt e çuditshme. “Çfarë? Çfarë ka ndodhur?” pyeti ai i hutuar, ndërsa gazetari u përpoq ta sqaronte pyetjen. Me një shikim të habitur, sikur nuk kishte dijeni fare për atë që flitej, tha: “Nuk e kam parë. Ai e bëri këtë? Mirë, ka bërë festimin e Haaland?”.Ky ishte i vetmi koment i tij, i hedhur disi në mënyrë të rastësishme, përpara se të zhytej në një heshtje të çuditshme, të pashpjegueshme. Pas këtyre pak fjalëve, Guardiola mbeti për disa sekonda duke fikusuar boshllëkun me sytë ulur, sikur po mendonte diçka me shumë rëndësi. Më pas përshëndeti të pranishmit dhe, pa thënë më asnjë fjalë, u largua mes disa të qeshurave të sikletshme. Një reagim që askush nuk e priste të shihte.? Pep Guardiola’s bizarre reaction to being told that Myles Lewis-Skelly imitated Erling Haaland’s celebration… ? pic.twitter.com/P3iXHdNnGR
— DailyAFC (@DailyAFC) February 2, 2025